Lajme
Itali, kriza energjetike ndez debatin se si duhen gatuar ‘pastat’
Si shumë qytetarë në Europë, edhe italianët po mundohen të gjejnë sa më shumë mundësi për të kursyer energji.
Një nga mënyrat është që kur të gatuhen makaronat, ushqimi tipik italian, të fiket gazi, pasi uji është mjaftueshëm i nxehtë.
Por ky sugjerim ka shkaktuar debat publik, pasi shumë mendojnë se kjo nuk është aspak një ide e mirë.
“Pastat mund të zihen vetë, pa zjarr. Nëse arrihet temperatura 100 gradë në zierje, mund të fikni zjarrin dhe pasta vijon të zihet, por nuk do të jetë e gatuar mirë”, shprehet një shef restoranti.
Por vendimi u takon qytetarëve nëse duan të shijojnë ushqimin apo të kursejnë para.
Në muajt që vijnë, të darkosh jashtë shtëpisë mund të shndërrohet në luks. Pronarët e restoranteve po përpiqen të mos rrisin çmimet, por është moment shumë sfidues.
“Duhej të paguaja rreth 350-400 euro në muaj për energjinë, çka nuk është shumë lirë, ndoshta në verë paguaja 500 euro për shkak të kondicionerit. Këtë vit në korrik pagova 1407 euro”, tregon Marco, menaxher restoranti.
Qeveria italiane po nxjerr miliarda euro subvencione për konsumatorët, e megjithatë këtë vjeshtë pritet të rritje e konsiderueshme e faturave të energjisë.
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti










