Futboll
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Mediat e huaja shkruajnë se një klub i futbollit është në zi pasi lojtari i tyre ra nga çatia e një lokali në qendër të Adelaides, shkruan “Daily Mail”, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për Mario Bacajn, 28-vjeçar, që duhej të luante për skuadrën e futbollit Adelaide Eagles më 15 qershor, por rreth orës 10 e 15 në mëngjes, ai shkroi në grupin e ekipit të tij se nuk ndihej mirë dhe nuk do të mund të luajë.
Disa orë më vonë, bashkëlojtarët e tyre pranuan lajmin tronditës se Bacaj vdiq pasi ra nga çatia e një ndërtese tetëkatëshe rreth orës 4 pasdite.
“Jemi të shkatërruar”, ka thënë një person i afërt me klubin. “Ai është shqiptar, i rritur në Itali. Ai e ka dashuruar futbollin. Ishte djalë i lumtur, djalë i bukur thuajse më i përkryeri në komunitetin tonë. Kemi luajtur me të çdo javë”.
Bacaj kishte banuar në Adelaide për disa vjet, ka punuar dhe studiuar, dhe ishte në prag të marrjes së lejes së ndërtimit.
Të hënën, bashkëlojtarët me zemër të thyer u mblodhën te vendi i ngjarjes tragjike, dhe kanë lënë lule të bardha në shenjë respekti.
“Pushofsh në paqe, Mario”, shkruante në shqip në njërën prej letrave të lëna aty.
Policia dhe shërbimet e emergjencës e kanë rrethuar vendin të dielën pasdite, ndërsa ishte ndërprerë qarkullimi për disa orë për shkak të hetimit të rastit.
Është mësuar se Bacaj ka shkuar tek ai vend i vetëm dhe vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










