Lajme
Itali, 42-vjeçar shqiptar arrestohet për dhunë në familje
Një 42-vjeçar shqiptar, kontraktues ndërtimi dhe banues prej vitesh në zonën e Riminit, u arrestua mëngjesin e djeshëm nga karabinierët për keqtrajtim në familje dhe armëmbajtje pa leje, përcjell albinfo.ch.
Sipas hetimeve të policisë, 42-vjeçari ka tentuar të mbysë disa herë gruan e tij, pasi e ka rrahur edhe në sy të fëmijëve.
Dyshohet se shkak i debateve është bërë kërkesa e gruas për divorc, gjë e cila nuk pranohet nga 42-vjeçari.
Shqiptari e ka kërcënuar disa herë me vdekje, shkruajnë mediet italiane.
Në një rast, kur gruaja kishte telefonuar policinë pas dhunës së bashkëshortit, ai e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse nuk e ndërpriste telefonatën.
Më tej, sipas rezultateve të hetimeve, sipërmarrësi kishte vendosur kamera të fshehta në shtëpi për të filmuar prova të disa sjelljeve të gruas. Në shtëpi policia gjeti edhe një pistoletë Beretta me plumba.
Avokati i shqiptarit tha se arma nuk ishte e klientit të tij dhe ai as nuk e dinte për ekzistencën e saj.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












