Lajme
Itali: 38-vjeçarja shqiptare vritet me thikë
Gjendet e vdekur në banesë gruaja shqiptare, në oborr i plagosur dhe vëllai i saj
Raportohet se një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Itali pasditen e së mërkurës rreth orës 17:00, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave italiane, viktima është identifikuar si Anila Ruçi, ndërsa ka mbetur i plagosur personi që jetonte me të, Osman Bilyhu, 38 vjeç, i cili mori plagë në qafë, krah dhe stomak.
Shqiptarja u vra me thikë në fyt në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole në provincën e Pavias.
Personin që jetonte me të, shqiptarja e kishte prezantuar si vëllanë e saj.
Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim dhe kur kjo e fundit nuk kishte shkuar, ajo kishte njoftuar policinë.
Dëshmia e të mbijetuarit që po trajtohet në spital do të mund të zbulojë më shumë detaje për ngjarjen e rëndë.
Hetuesit po hetojnë ende marrëdhënien mes shqiptares dhe personit që aktualisht ndodhet në poliklinikën San Matteo në Pavia.
Viktima punonte si kujdestare për të moshuarit, kishte rreth një vit që jetonte në Scaldasole dhe fliste pak italisht.
Sipas Corriere Della Sera, në Scaldasole fqinjët nuk dinin detaje të tjera rreth jetës së shqiptares.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











