Futboll
Ismajli mund ta zëvendësojë Rrahmanin te Verona
Pas vetëm një sezoni te Verona ku arriti të spikaste me paraqitjet e tij pozitive, Amir Rrrahmani në verë do t’i japë lamtumirën Hellas Veronës për të kaluar te Napoli që pagoi në janar 14,5 milionë euro për kartonin e tij dhe e la në huazim deri në fund të sezonit te Verona.
Por, mesa duket klubi i presidentit Maurizio Setti është i fiksuar pas lojtarëve shqiptarë.
Verona kërkon ta zëvendësojë kapitenin e Kosovës me një tjetër lojtar shqiptar.
Sipas mediave në Itali, ashtu siç bëri me Rrahmanin që e mori nga kampionati kroat, klubi veronez ka nisur të interesohet për të blerë nga Hajduk Split kartonin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, kartoni i të cilit vlerësohet 800 mijë euro nga faqja e specializuar transfermarkt.
Në verë nga Verona pritet të largohet edhe talenti tjetër shqiptar Marash Kumbulla, por Verona kërkon të vazhdojë traditën e mirë që ka me lojtarët kuqezi dhe tashmë synon e afrimin e Ismajlit që është gati për këtë hap madhor në karrierën e tij.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














