Zhvillim
Studenti kosovar fiton bursën e doktoraturës nga Qeveria e Zvicrës
Këto bursa u ofrohen të diplomuarve të rinj me sukses të lartë nga të gjitha fushat, me mundësi për të bërë kërkime të doktoraturës apo postdoktoraturës në Zvicër në një nga universitetet publike ose institucione të njohura të Zvicrës
Qeveria zvicerane, nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Kosovës në Prishtinë, ka ndarë bursat për studentët e huaj për vitin akademik 2016/2017, Swiss Government Excellence Scholarships for the Academic Year 2016-2017
Këto bursa u ofrohen të diplomuarve të rinj me sukses të lartë nga të gjitha fushat, me mundësi për të bërë kërkime të doktoraturës apo postdoktoraturës në Zvicër në një nga universitetet publike ose institucione të njohura (universitetet zvicerane, Institute Federale të Teknologjisë, institutet e mësimdhënies dhe institutet kërkimore, si dhe Universitetet e Shkencave të Zbatuara).
Komisionit Federal për Bursa për Studentët e Huaj ka zgjedhur studentin nga Klina e Kosovës, Islam Borinca.
Borinca ka përfunduar bachelorin për Psikologji dhe masterin në Psikologji shkollore dhe këshillim, ndërsa tash do t‘i vazhdojë studimet e doktoraturës për Psikologji Sociale në Universitetin e Gjenevës.
„Kushti ka qenë që perveç mesatares së lartë, edhe më pas punime shkencore dhe letra rekomanduese, po ashtu është dashur të kontaktohet ndonjë universitet në Zvicër, dhe për të kontaktuar me ndonje professor, i cili është i gatshëm të jetë mentori gjatë doktoraturës“, tha Borinca për albinfo.ch.
Borinca ka kontaktuar me një profesor nga Universiteti i Gjeneves, të cilit i ka pëlqyer ideja e tij dhe ka pranuar që t‘i përcjellë studimet postdiplomike në Universitetin e Gjenevës të studentit nga Kosova.
Borinca më 3 shtator vjen në Gjenevë, më 7 shtator është dita e mikpritjes si dhe më 16 shtator fillon viti akademik në Univeristetin e Gjenevës.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










