Lajme
Politikani shqiptar me aftësi të kufizuara nominohet për çmimin e Guximit Qytetar
"Tek unë kombinohen të gjitha karakteristikat që nuk duhet t`i ketë një politikan i suksesshëm: aftësi të kufizuara fizike dhe verbale, sfond migrimi, plus emri `Islam`. Diçka që nuk shkon", thotë ai duke qeshur

Revista “Beobachter” organizon prej shumë vitesh çmimin për guxim qytetar “Prix Courage”. Ndarja e këtij çmimi bëhet me një ceremoni të madhe, me prani të personaliteteve të larta të vendit, në përfundim të çdo viti.
Islam Alijaj është një 35 vjeçar me aftësi të kufizuara nga Cyrihu, i njohur për angazhimin e tij në jetën politike të Cyrihut dhe më gjerë, shkruan albinfo.ch. Ai lufton për barazi për personat me aftësi të kufizuara ndërsa së fundi është nominuar nga revista “Beobachter” për të marrë Prix Courage 2021.
Për të mund të votoni tani në internet.
Islam Alijaj ose “Lomi” siç e quajnë në rrethin e tij miqësor, vuan nga paraliza cerebrale për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë lindjes. 35-vjeçari dëshiron që dy fëmijët e tij të rriten në një shoqëri në të cilën babai i tyre nuk perceptohet më si inferior.
Por: “Përfshirja e barabartë është ende shumë larg” thotë ai.
1.7 milion njerëz në Zvicër jetojnë me ndonjë lloj paaftësie, 500,000 prej tyre janë me dëmtime të rëndë. Por vetëm një nga 246 anëtarët e Parlamentit Nacional të Zvicrës është person me aftësi të kufizuara. “Diçka nuk është në rregull atje”, thotë politikani nga Cyrihu, me rrënjë nga Kosova.
Në vitin 2019 ai pati kandiduar për një vend në Parlamentin Nacional, por kishte dështuar të zgjidhej. Ndërkaq, vitin tjetër ai dëshiron të bëhet pjesë e Asamblesë Komunale të Cyrihut, shkruan beobachter.ch.
“Tek unë kombinohen të gjitha karakteristikat që nuk duhet t`i ketë një politikan i suksesshëm: aftësi të kufizuara fizike dhe verbale, sfond migrimi, plus emri `Islam`. Diçka që nuk shkon”, thotë ai duke qeshur. Por në fakt këto janë pikërisht pikat e forta të tij.
Islam Alijaj ka themeluar disa organizata, si për shembull Behindertenpolitik.ch dhe Tatkraft.org, transmeton albinfo.ch. Ato sigurojnë që personat me aftësi të kufizuara të vërehen dhe të kenë fjalën e tyre në politikë dhe shoqëri.
“Tema e aftësisë së kufizuar nuk është ende `sexy`. Më në fund unë dua ta bëj të tillë”, thotë Alijaj. Ai e sheh veten si forcën lëvizëse të ndryshimeve shoqërore, të krahasueshme me lëvizjen feministe ose LGBTQI.
Për Lomin mund të votoni në këtë link: beobachter.ch/prix-courage/nominiert
E-Diaspora
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari Një konflikt mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali, ku një ka humbur jetën dhe një tjetër...
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme