Lajme
ISIS mbetet grupi më vdekjeprurës i terrorizmit global
Pavarësisht rënies së “kalifatit” në vitin 2019, Shteti Islamik (ISIS) vazhdon të jetë organizata më vdekjeprurëse terroriste në mbarë botën, sipas një studimi të Fondacionit për Inovacion Politik. Rreth 40% e viktimave të terrorizmit global humbasin jetën në sulme xhihadiste, shumica prej tyre myslimanë.
Eksperti i xhihadizmit dhe gazetari i France 24, Wassim Nasr, thotë se megjithëse ISIS nuk kontrollon më territore të gjera si dikur, grupi vazhdon të kryejë sulme sporadike, por me ndikim më të kufizuar për shkak të presionit ushtarak ndërkombëtar.
Afrika, qendra e re e xhihadizmit
Sipas Nasr, aktiviteti kryesor i ISIS dhe Al-Kaedës është zhvendosur drejt kontinentit afrikan, me Nigerinë si pikën më të fortë të pranishmërisë së tyre. Ai thekson se kjo paraqet rrezik edhe për qytetarët perëndimorë, duke kujtuar rrëmbimet e fundit në Niger, ku një shtetase zvicerane, një austriake dhe një amerikane mbahen peng nga grupi, transmeton albinfo.ch.
Eksperti sqaron se celulat xhihadiste veprojnë në mënyrë të decentralizuar: çdo degë merr udhëzime të përgjithshme, por organizon operacionet sipas mundësive lokale.
Pasiguri për të ardhmen e Gazës
Sa i përket ndikimit të konfliktit në Gaza, Nasr paralajmëron se paslufta mbetet “e panjohur”. Sipas tij, shkatërrimi i Hamasit nuk garanton fundin e radikalizimit dhe mund të çojë në shfaqjen e grupeve edhe më ekstreme.
Pikërisht kjo pasiguri, thotë ai, është arsyeja pse shumë shtete hezitojnë të dërgojnë një forcë ndërkombëtare në këtë zonë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












