Kosova

Ish-trajneri i Tiranës, një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Kosovës

 

Pas Xhani De Biazit, një tjetër kandidaturë ka dalë për stolin e Kosovës, i cili ka mbetur bosh pas shkarkimit të trajnerit Primoz Gliha, përcjell albinfo.ch.

Bëhet fjalë për boshnjakun Blaz Sliskoviç, i cili në sezonin 2008-2009 ka drejtuar Tiranën.

Sipas ”sportske.ba”, Blaz Sliskoviç është një nga kandidatët kryesorë të marrë drejtimin e Kosovës.

“Siç mësojmë, Sliskoviç është kandidati më serioz për postin e trajnerit të Kosovës”, ka shkruar ky medium.

64-vjeçari ka drejtuar skuadra të shumta boshnjake e kroate, si Zrinjski, Hajduk Split, Shiroki Brijeg, Zeljezniçar, etj., ndërsa është shpallur dy herë kampion në Bosnjë e Hercegovinë.