Kosova
Ish-sportistja e Kosovës me post të rëndësishëm në Federatën Evropiane të Atletikës
Kjo është hera e parë që në një organizatë ndërkombëtare sportive emërohet në një post një ish-sportiste nga Kosova
Ish-atletja e njohur kosovare, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, të shtunën, në Kongresin e 26-të të Federatës Evropiane të Atletikës, të mbajtur në Pragë të Çekisë, është zgjedhur anëtare e Komisionit për Zhvillim të kësaj federate.
Kjo është hera e parë që në një organizatë ndërkombëtare sportive emërohet në një post një ish-sportiste nga Kosova, duke bërë kështu një hap të madh drejt afirmimit të vlerave të sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Por ajo është zgjedhur në këtë komision jo si e nominuar nga Federata Atletike e Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.
“Kjo është hera e parë që dikush nga Kosova emërohet në një post të tillë, ndërsa unë do të mundohem që ta bëj më të mirën për atletikën e Kosovës, që është njëri nga sportet më të pazhvilluara në vend, por shpresoj që me praninë time atje do të kemi një ndikim pozitiv dhe efikas që të ndërtohet, zhvillohet dhe të shkojë përpara sporti i atletikës. Do të mundohem të jem sa më e drejtë, efikase edhe për shtetet tjera që janë në situatë të njëjtë me shtetin tonë. Emërimi im në këtë post është meritë e Kryesisë së Federatës Evropiane të Atletikës, kryetarit Svein Arne Hanson dhe zëvendësit të tij, Dobromir Karamarinov, të cilët kanë pasur dëshirë ta kenë dikë edhe prej Kosovës”, është shprehur Ejupi-Hajzeraj, përcjell albinfo.ch.
Ajo është krenare që përfaqëson vendin në një organizatë të tillë. “Po ju them shumë sinqerisht se ndihem shuam krenare që e përfaqësoj shtetin tim – Kosovën. Më bën të ndihem mirë që do të kem mundësi ta jap kontributin tim në zhvillimin e atletikës në nivel evropian. Duhet ta dimë se përmes sportit ne e promovojmë shtetin tonë dhe se ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës janë sportistët. Shpresoj që do ta kemi edhe përkrahjen e politikës, pasi nëpërmjet sportit, artit e muzikës krijohen ura të reja miqësie. Unë nuk kam qenë e nominuar nga Federata Atletike e Kosovës, por ky nominim ka ardhur drejtpërdrejt nga ana e evropianëve”, është shprehu tutje ajo.
Anëtarët e Komisionit Zhvillimor:
Anner, Richard (LUX)
Davis, Nick (IRL)
Ejupi Hajzeraj Pranvera (KOS)
Larsen, Jakob (DEN)
Meadows, Jenny (GBR)
Petrahn, Barbara (HUN)
Russo, Roberta (ITA)
Teigamägi, Erich (EST)
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente











