Kosova
Ish-presidenti i Kosovës ankohet në Kushtetuese për shkeljen e të drejtave të njeriut
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Hagës dhe sipas parashtresës mbrojtja thekson se Hashim Thaçit i janë shkelur të drejtat elementare të njeriut, në rastin e dytë për pengim të drejtësisë.
Kryetarja e Gjykatës Speciale, ka caktuar panelin e gjyqtarëve të Kushtetueses, që do ta trajtojnë ankesën.
Thaçi sipas ankesës është viktimë e shumë shkeljeve në rastin e pengimit të drejtësisë.
“Z. Thaçi është një individ të cilit i janë dhënë të drejta sipas Kushtetutës. Ai është viktimë e shkeljeve të përcaktuara në këto parashtresa, në lidhje me caktimin e paligjshëm si të Gjyqtarit të Vetëm ashtu edhe të Gjyqtarëve të Procedurës Paraprake. Të dy Gjyqtarët e Vetëm dhe të dy Gjyqtarët e Procedurës Paraprake kanë lëshuar vendime në lidhje me z. Thaçi si pjesë e procedurave penale të ngritura kundër tij nga Prokuroria Speciale në Rastin 12, pavarësisht se nuk janë caktuar në përputhje me ligjin. Ndër të tjera, vendimet kanë autorizuar regjistrimin e fshehtë të vizitave dhe telefonatave të z. Thaçi në qendrën e paraburgimit; sekuestrimin dhe kontrollin e kompjuterit të tij; ndalimin e tij të përsëritur dhe vazhdimin e paraburgimit; kufizimet për vizitorët e tij personalë gjatë këtij paraburgimi; dhe aktakuzën e tij në Rastin 12”, thuhet në këtë parashtresë, raporton Nacionale, transmeton albinfo.ch.
Në këtë parashtresë, avokatët theksojnë se këto shkelje, njollosin procesin që është përcjellur me veprime jo të ligjshme.
“Shkeljet e veçanta të Nenit 31 të ngritura nga kjo kërkesë nuk janë çështje që mund të korrigjohen në një fazë të mëvonshme të çështjes. Nuk ka asnjë hap që Gjyqtari i Vetëm i Gjykimit mund të ndërmarrë që do të korrigjojë parregullsinë që njollos këto procedura. Çështja është ndërtuar kryesisht mbi prova të cilat janë marrë në një mënyrë që nuk është në përputhje me Ligjin e Gjykatës Speciale të KSK-së, pasi ato janë autorizuar nga gjyqtarë që nuk janë caktuar siç duhet dhe në mënyrë të rregullt sipas Rregullës. Më e rëndësishmja, Aktakuza nuk është lëshuar në përputhje me Ligjin, dhe kjo pavlefshmëri nuk mund të korrigjohet përveçse me një vendim të ri konfirmimi nga një Gjyqtar i Procedurës Paraprake i caktuar siç duhet”, thuhet më tutje në parashtrim.
Avokatët kanë përmendur të drejtat që ka Thaçi për privatësi, dhe faktin se me vendimet e gjyqtarëve, atij i janë incizuar fshehtas bisedat, dhe i janë marrë pajisjet personale.
“Më qartë, si Gjyqtar i Vetëm dhe Gjyqtar i Procedurës Paraprake, si Gjyqtarja Masselot ashtu edhe Gjyqtari Guillou dhanë urdhra që mundësonin regjistrimin e fshehtë të bisedave private të Z. Thaçi dhe aksesin në këto biseda nga ZPS-ja dhe të tjerët. Ata gjithashtu nxorën urdhra që mundësonin sekuestrimin dhe kontrollin e kompjuterit të Z. Thaçi, si dhe nxjerrjen e të dhënave prej tij, të cilat përfshinin korrespondencën dhe shkrimet e tij personale”, thuhet më tutje.
Andaj, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që të konstatohet shkelja e të drejtave të njeriut, të theksohet se urdhrat për incizimin e bisedave dhe sekuestrimin e pajisjeve kanë cenuar privatësinë e Thaçit, dhe se aktakuza është e cenuar me këto shkelje.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










