Maqedonia
Ish-pjesëtari i UÇK-së Tomor Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi
Ky vendim është i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Anëtarët e Këshillit të Gjykatës Supreme vendosën se ish-pjesëtari i UÇK-së Tomor Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi, përcjellë albinfo.ch
Këtë vendim TV21 e mëson ekskluzivisht nga burime të Supremes, ku shruhet se:
“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019, solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”.
Një mendim të tillë parimor-juridik më 7 gusht e dha edhe Gjykata Themelore e Shkupit, të cilët pasi e rishikuan dokumentacionin e plotë të kërkesës serbe për ekstradim, sollën vendim se nuk përmbushen kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës. Këtë vendim Themelorja e solli duke e vlerësuar po ashtu edhe praktikën e deritanishme gjyqësore dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Më 24 korrik policia e Maqedonisë së Veriut e arrestoi Morinën në pikë kalimin kufitar Bllacë. Arrestimi u bë pasi që me kërkesë të Serbisë, INTERPOL-i kishte lëshuar fletë arrest për ish-ushtarib e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia e akuzon Morinën për krime ndaj civilëve në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










