Lajme
Ish-ministri shqiptar dënohet me 20 muaj burg
Spiro Ksera u dënua pasi kishte lënë anash 285 mijë dollarë për aktivitete për komunitetin rom, aktivitete këto që nuk janë zhvilluar kurrë
Një gjykatë shqiptare ka dënuar ish-ministrin e punës, Spiro Ksera me 20 muaj burg për shpërdorim detyre, shkruan albinfo.ch.
Ksera, 49-vjeçar, ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe mundësive të barabarta deri në vitin 2013, u dënua pasi kishte lënë anash 285 mijë dollarë për aktivitete për komunitetin rom, megjithatë, këto aktivitete nuk janë zhvilluar kurrë. Paratë thuhet se kanë përfunduar në xhepin e ministrit dhe stafit të tij.
Ksera mohoi akuzat dhe avokati i tij tha se do të apelojë. Një avokat i ish- ministrit u dënua me 10 muaj në rastin e njëjtë.
Megjithatë, ky rast në Shqipëri është komentuar si ‘peshk i vogël’, derisa reformat gjyqësore të miratuara së fundmi pritet të luftojnë korrupsionin, njërin nga problemet më të mëdha të Shqipërisë që 15 vite.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











