Kosova
Ish-ministri gjerman: BE të mbajë premtimet për liberalizimin e vizave
Ish-ministri gjerman, sërish për Evropën, Michael Roth, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch.
Ai këto deklarata i ka bërë pas një takimi që ka pasur me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Roth ka shtuar se Ballkani Perëndimor i takon BE-së, duke kërkuar gjithashtu nga BE-ja që të nisë negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se veç fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet, duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Roth në Twitter.
Me qëndrimin e tij është pajtuar edhe Lajçak, i cili ka rishpërndarë deklaratën e Roth, duke shkruar se “nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”.
Michael Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











