Kosova
Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin
Katër fëmijët e Fadil Mehmetit nga Shilovica e Vushtrrisë ka tre vjet që nuk shkojnë në shkollë.
Babai i fëmijëve tregon se atyre u është dashur të ndërpresin shkollimin, pasi shkolla më e afërt është rreth pesë kilometra dhe se rruga deri tek ajo i bie përmes malit, gjë që paraqet rrezik për ta.
“Çika e madhe në klasë të nëntë, djali në të shtatën, një tjetër në të pestën, tjetri në të dytën, e tash edhe i vogli duhet të hyjë në klasë të parë. Në këtë vit normalisht të pestit duhet të hyjnë në shkollë, por këtu s’ka shkollë hiç. Ka humbur shpresa, sepse kjo gjendje është prej tre vjetësh. Prej tre vjetësh këta nuk shkojnë në shkollë”, tha për RTV Dukagjinin Fadil Mehmeti.
Mehmeti, i cili është ish-luftëtar i UÇK-së, thotë se nga Komuna e Vushtrrisë nuk po gjen përkrahje për hallin e tij. Ai shton se ndihet i turpëruar që ka kontribuar në luftë, duke pasur parasysh se si po trajtohet.
“Transportin të bëjnë këtu dhe të vijnë t’i marrin. Ai që bën transportin, duhet të vinte katër herë. Me pak ato para që i janë ofruar nuk ka kush që e bën atë transport, pasi rruga është e keqe”, tha më tej Fadil Mehmeti.
Drejtori Komunal i Arsimit, Afrim Namani, tha se fëmijëve të Fadil Mehmetit u është ofruar një mundësi transporti, mirëpo ata janë shprehur të pakënaqur.
“Drejtori i shkollës fillore ‘Rrustem Hyseni’ në Skromë ka pranuar t’i transportojë falas ata fëmijë, mirëpo, ata duhet të udhëtojnë diku mbi një kilometër që ai t’i marrë. Mehmeti ankohet se nuk mund t’i lërë vetëm fëmijët të dalin deri në atë pjesë të rrugës dhe ai kërkon që të subvencionohet”, tha Afrim Namani.
Po ashtu Namani mohoi deklaratën se Mehmetit i është ofruar një ndihmesë financiare prej rreth 130 euro nëse shpërngulen në qytet.
Pas gjithë kësaj Fadil Mehmeti si mundësi të vetme për të dalë nga kjo gjendje e sheh largimin nga vendi. Ai thotë se është e rëndë për ta teksa i sheh fëmijët e tij të paintegruar edhe vetë i papunë.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1063330740523283/
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










