Sport
Ish-lojtari i Bajernit mund të braktisë Austrinë për Kosovën

Përfaqësuesja e Austrisë është në panik. Që nga pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, futbollistët kosovarë janë duke e braktisur Austrinë për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës. Pas Sinan Bytyqit, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës së Kosovës, hapave të tij është duke ndjekur edhe lojtari i ekipit U21 të Austrisë, Ylli Sallahi, njofton albinfo.ch.
Mbrojtësi i krahut ka qenë pjesë e Akademisë së Bajern Munihut për katër sezone, ndërsa nga viti 2015 luan në Bundesligën 2, te Karlsruhen.
Mediat austriake shkruajnë se lojtari nga Skenderaj është cilësuar si një nga lojtarët më me perspektivë për të ardhmen e kombëtares të Austrisë, ndërsa tashmë ai është në kontakt me FFK-në.
“E kam thënë se ne jemi të interesuar. Ai është një lojtar me cilësi të shumta”, ka thënë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, shkruan krone.at.
Për Sallahin ishte e interesuar edhe kombëtarja shqiptare, i cili e kishte refuzuar për të luajtur për Austrinë, por duket se krejt ndryshe do të jetë tashmë kur bëhet fjalë për Kosovën.
Megjithatë, pritet që vendimi për të ardhmen e Sallahit të merret vetëm pas muajit tetor, kur përfaqësuesja austriake U-21, pjesë e të cilës ai është aktualisht, të luajë ndeshjet e kualifikueseve të Evropianit ndaj Ishujve Farone dhe Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit