Lajme
Ish-kryeministri i Malajzisë shpallet fajtor për korrupsion
Edhe pse u deklarua i pafajshëm, Gjykata e Lartë e ka shpallur fajtor ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, në akuzat për korrupsion, në seancën e parë gjyqësore që lidhet me një skandal disa miliarda dollarësh të fondit shtetëror, 1Malaysia Development Berhad (1MDB).
Ky rast është konsideruar test për përpjekjet e Malajzisë për luftim të korrupsionit, andaj edhe mund të ketë ndikim të madh për politikën e kombit të Azisë Juglindore.
“Pas analizimit të të gjitha të dhënave në këtë seancë, unë konsideroj se prokuroria ka paraqitur me sukses rastin e saj, përtej dyshimit të arsyeshëm”, ka thënë gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Kuala Lampurit, Mohamad Nazlan Mohamad Ghazali, përcjell albinfo.ch.
Najib ka thënë se do të apelojë secilin vendim në Gjykatën Federale, derisa avokatët e tij kanë kërkuar të shtyhet shqiptimi i dënimit.
Najib është përballur me shtatë akuza për shkelje të besimit, pastrim parash dhe abuzim me pozitën zyrtare, pasi supozohet se në mënyrë të paligjshme ka pranuar rreth 10 milionë dollarë nga fondi shtetëror.
Mirëpo kjo është vetëm një sasi e parave që Najib besohet se ka keqpërdorur nga ky fond.
Prokurorët kanë thënë që më shumë se 1 miliard dollarë fonde kanë arritur në llogaritë e tij personale, për të cilat përballet me 42 padi penale.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sasia e parave të vjedhura “nga njerëzit e Malajzisë është tronditëse”, derisa ish-Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions, e ka përshkruar skandalin si kleptokracinë e llojit më të keq.
Akuzat për korrupsion në Malajzi janë të ndëshkueshme me 15-20 vjet burgim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













