Lajme
Ish-kryeministri francez del në gjykatë shkaku i pagesave ndaj bashkëshortes
Ish-kryeministri i Francës, Francois Fillon, pritet të dalë para gjykatës për rolin e tij në skandalin me vende të rrejshme pune. Ai është akuzuar se pagoi miliona euro për bashkëshorten e tij Penelope, e cila ishte angazhuar si asistente e tij në parlament, por që këtë post nuk e ka ushtruar as edhe për një minutë të vetme.
Çifti vazhdimisht ka mohuar akuzat.
Skandali i njohur si “PenelopeGate” mori dhenë në vitin 2017 kur Fillon ishte favorit për të fituar garën presidenciale. Fama e tij u zbeh pas publikimit të skandalit me bashkëshorten e tij.
Nga kjo situatë përfitoi Emmanuel Macron që e mposhti në zgjedhje kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Në rast se shpallet fajtor, Fillon rrezikon të dënohet deri në dhjetë vjet burgim. Gjykimi pritet të zgjasë deri më 11 mars, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









