Lajme
Lala, mesazh Kombëtares: Kemi kualitetin e duhur, t’i mundim bjellorusët
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Lala, është i bindur se kuqezinjtë do t’ia arrijnë të triumfojnë ndaj Bjellorusisë të mërkurën për t’u renditur të parët në Grupin 4 të Ligës C në UEFA Nations League.
Në një mesazh të posaçëm për FSHF, ish-futbollisti legjendar i kuqezinjve vlerëson paraqitjen e përfaqësueses ndaj Kazakistanit dhe thekson se fitorja ishte e merituar, shkruan atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Ndeshja me Kazakistanin ishte një ndeshje jashtëzakonisht e mirë, për vetë faktin që edhe skuadra kishte një farë presioni për ta fituar këtë sfidë, por dhe ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë, që është dueli më i rëndësishëm i këtij grupi, për të zënë vendin e parë në renditje. Ndeshja ishte shumë e fortë, me shumë duele, mendoj që djemtë u paraqitën mjaft mirë sidomos në pjesën e parë, ku shënuan edhe dy gola. Pjesa e dytë natyrisht ishte po ashtu e vështirë, me shumë dyluftime, e kontrolluam sërish lojën dhe mendoj se ishte një fitore e merituar”, tha Lala.
Duke u ndalur më tej te finalja e grupit me Bjellorusinë që luhet të mërkurën në Tiranë, ish-kapiteni ka një këshillë për kuqezinjtë, teksa beson te kualitetet e skuadrës së drejtuar nga trajneri Reja.
“Sigurisht ndeshja me Bjellorusinë është vendimtare. Edhe bjellorusët luajnë pak a shumë ngjashëm me ne, si Kazakistani, ndaj shpresoj që djemtë të jenë të frymëzuar, aq më tepër dhe shumë të motivuar për të zënë vendin e parë në grup dhe uroj që ndeshjen ta fitojmë. Duhet të futemi me seriozitet në këtë sfidë dhe mendoj që nëse çdo lojtar jep maksimumin e vet, unë jam i bindur që ne kemi kualitetet e duhura për ta fituar edhe këtë ndeshje”, shprehet Altin Lala.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










