Zhvillim
Serbia do të gjendet nën trysninë e BE-së për Kosovën*
Ish–ambasadori i Rusisë i bindur se Serbia do të gjendet nën trysninë e BE-së për pranimin e pavarësisë së Kosovës
Në një intervistë të tij për « Sputnjik » ish-ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Konuzin, shpreh drojën e tij se BE-ja do ta shtojë trysninë e saj ndaj Serbisë për njohjen faktike të pavarësisë së Kosovës.
„ Jam i bndur se BE-ja do të kërkojë nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës. Tjetër çështje është se si do ta kërkojë ajo këtë, ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por, trysnia gjithsesi se do të rritet. Ma merr mendja se serbëve do t’ju imponohen formula të tilla, të cilat në fund mundësojnë që qëndrimi i saj të interpretohet si njohje faktike e pavarësisë së Kosovës“, deklaroi Konuzin për „Spjutnik“.
Sipas tij kjo mund të shihet edhe nga fakti se edhe pse Serbia është kandidat për pranim në BE, ajo është nën trysninë e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare.
„Me këtë mendoj jo vetëm për marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe për futjen e sanksioneve kundër saj, por edhe në çështjen e Kosovës, si dhe për çështjen historike të asaj që ndodhi në Srebrenicë“, thekson diplomati rus.
Sipas tij çështja e Kosovës është një çështje parimore e Serbisë, duke shtuar se pozicionin më të denjë sa i përket kësaj çështjeje e mban Kisha Ortodokse Serbe.
Duke folur më tej për marëdhëniet e Rusisë me Serbinë, Konuzin shpreh keqardhje për dështimin e projektit të furnizimin me gaz nga Rusia të quajtur „Rrjedha e Jugut“ për promovimin e të cilit ai kishte punuar shumë gjatë kohës së shërbimit të tij në Beograd.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











