Kosova
Ish-ambasadori i Kosovës: Do të ketë ftohje të raporteve Kosovë-Turqi
Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu ka folur për tensionet e krijuara me disa vende pas hapjes së ambasadës në Jerusalem.
Spahiu thotë se Turqia me Izraelin i kanë raportet e ftohura në vitet e fundit pavarësisht se sipas tij në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim shumë të ngushtë.
Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi thotë se vendosja e ambasadës në Jerusalem nuk do të rrënojë raportet me Turqinë.
“Do të ketë një lloj ftohje të raporteve me Turqinë. Diplomacia ka për detyrë që të përpiqet të shpjegojë tërë atë që ka ndodhur me Izraelin”, ka deklaruar Spahiu në një videolidhje në TV Dukagjini, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk do të ketë ngrirje të raporteve, por do të ketë një qortim nga ana e Turqisë. Raportet do të ftohen por me kalimin e kohës kjo situatë do të kalojë”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.
Spahiu thotë se nuk pret që Turqia të marrë ndonjë veprim më të rëndë pasi sipas tij nuk ka ndonjë arsye për ta bërë këtë.
“Është një veprim që bënë një shtet sovran. Ne kemi interesat tona dhe partneri turk duhet të kuptojë pozicionin tonë”, deklaroi ndër të tjera Avni Spahiu.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











