Kosova
Ish-ambasadori holandez: Vuçiqi tregoi fytyrën e vërtetë
“Vuçiq tregoi fytyrën e vërtetë, s’ka dëshirë për paqe”
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar mbi protestën në veri të vendit që u mbajt të dielën e 6 nëntorit, përcjell albinfo.ch.
Ish-ambasadori Bosch ka thënë se “ky veprim i stimuluar nga Belgradi minon gjithçka të arritur gjatë më shumë se 10 vjetëve të fundit lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.
Tutje, Bosch është shprehur se “regjimi i Vuçiqit tregon fytyrën e vërtetë pa dëshirë për paqe dhe pajtim”.
“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka të arritur gjatë më shumë se 10 vjetëve të fundit lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Domethënë, regjimi i Vuçiqit tregon fytyrën e vërtetë: pa dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku shkojmë…”, ka shkruar ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.
Të dielën e gjashtë nëntorit, Lista Serbe organizoi protestë në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut ka filluar.
Në mesin e pjesëmarrësve në këtë protestë ishin dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, me pjesëtarët e Listës Serbe dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












