Kosova
LDK-ja s’do t’ia japë votat VV-së që ta formojë qeverinë
Vetëvendosje në synimin ta krijojë vetë qeverinë po lë të kuptohet se mban shpresa se do t’i ketë edhe votat e LDK-së, të premtuara pas mbledhjes së Kryesise së kësaj partie, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Mirëpo, një qëndrim më ndryshe e shfaqi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në intervistën dhënë RTV21 pas seancës konstituive.
Ai ka lënë të kuptohet se Vetëvendosja veproi njëanshëm dhe pa asnjë njoftim, kur Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit.
“S’mund të them se është opsion real, sepse nëse veprohet në mënyrë të njëanshme, pa konsultime, pa njoftime, atëherë s’ka kuptim që të jepen votat blanko”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se LDK duhet t’u japë përgjigje votuesve të vet, në të kundërtën, përgjegjësia mbetet te Vetëvendosje, transmeton rtv21, përcjell albinfo.ch.
“Në qoftë se ne e marrim bindjen, me të cilën i japim përgjigjen votuesve tanë se kjo është zgjidhje, në rregull, nëse jo, atëherë kjo mbetet çështje e përgjegjësisë së VV-së”, ka thënë Mustafa.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











