Kosova
Isa Mustafa flet për 3 përqindëshin që paguante diaspora, thotë se vetëm 10 mijë veta në Gjermani e paguan
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për herë të parë ka treguar se sa persona kanë kontribuar në fondin e 3-përqindëshit.
Ai ka thënë se numri i njerëzve në diaspora që kanë kontribuar ishte 10 mijë.
Sipas tij, 70-80% e mërgatës në atë shtet nuk ka kontribuar.
Ai ka treguar se këtë nuk e ka treguar më parë sepse ka dashur t’ia lë si nder diasporës.
Për më shumë detaje, Mustafa tha se do ta botojë një libër ku do të jep informacione sesi është formuar fondi e deri te mënyra sesi është shpenzuar.
“Për tre përqindëshin mund të ju them se është kontribut i një numri të njerëzve në diaspora. Gjermani 3-përqindëshin e kanë pagu vetëm 10 mijë persona. Nuk kam dashur ta them përpara sepse kam dashur t’ia lë për nder këtë diasporës dhe mendoj që e ka këtë nder diaspora sepse ka ndihmu në kohë të vështira”, ka thënë ai.
“Unë mendoj se 70 apo 80% nuk kanë ndihmuar, i kanë ndihmuar familjet e tyre në Kosovë. Unë do ta botoj një libër ku do të tregojë edhe si është krijuar fondi, edhe kush ka kontribuar edhe si është kontribuar edhe për çfarë janë shpenzuar dhe do t’i jap këto të dhëna”, ka deklaruar Mustafa në Pressing të T7.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj