Fotolajmi
IS: Refugjatët janë mëkatarë që po ikin në Evropë
Refugjatët sirianë dhe libianë, të cilët po ikin në Evropë, kanë bërë mëkate të mëdha duke i ekspozuar fëmijët e tyre para të pafeve, drogës dhe alkoolit, rekomandojnë xhihadistët nga Shteti Islam IS, në numrin e fundit të revistës “Dabik” në gjuhën angleze.
“Për fat të keq, disa sirianë dhe libianë janë të gatshëm të rrezikojnë jetën dhe shpirtrat e fëmijëve në udhëtimin e tyre të rrezikshëm”, shkruajnë xhihadistët.
Ata përdorin fotografi tronditëse të djalit të mbytur sirian Ajlan, për të paralajmëruar refugjatët që të mos ikin për të shpëtuar në Perëndim.
Megjithatë, në revistë fotoja u publikua me titullin “Rrezik i largimit nga Darul-Islam”, vendet e Islamit që janë vetëshpallur kalifat i IS në Siri dhe Irak, shkruan AFP.
Teksti thotë se shumica e familjeve që ikin në Evropë vijnë nga zonat nën kontrollin e presidentit sirian Bashar al Aasad dhe zonat kurde, ku luftimet po zhvillohet me IS.
Xhihadistët kontrollojnë një territor të madh në Irak dhe Siri, ku ka rreth 10 milionë njerëz.
“Kërkoj që të dini se braktisja vullnetare e Darul – Islam për shkak të vendeve të pafeve është një mëkat i madh, si dhe braktisjen e Islamit për Krishterimin”, shkruajnë xhihadistët.
“Nëse ju nuk bini në mëkat, ata do të harrojnë gjuhën e Kur’anit, arabishten e përdorur në Siri, Irak, Libi, duke e bërë kthimin e saj dhe të mësuarit e vështirë”, përcjell Routers shkrimin e revistës.
IS mori kontrollin e shumë territoreve të Sirisë dhe Irakut vitin e kaluar, duke imponuar sundimin brutal, torturimin, vrasje, përdhunimin, duke shkaktuar mijëra refugjatë sirianë dhe irakianë në Evropë.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur












