Lajme
Irritohen me grusht shtetin në Turqi, grisin diplomat e kolegjit të Gylenit
Kjo revoltë e këtyre studentëve, vjen pasi ata besojnë se grusht shtetit tentoi ta bëjë Fetullah Gyleni, pronar i linjës së kolegjeve “Jahja Kemal” ndaj pushtetit turk
Të revoltuar me grusht-shtetin që ndodhi mbrëmë në Turqi, një grup nxënësish shqiptarë nga Maqedonia të kolegjit “Jahja Kemal” kanë protestuar para objektit të këtij institucioni arsimor duke grisur diplomat e këtij kolegji, që është projekt dhe financim i Fetullah Gylenit.
Kjo revoltë e këtyre studentëve, vjen pasi ata besojnë se grusht shtetit tentoi ta bëjë Fetullah Gyleni, pronar i linjës së kolegjeve “Jahja Kemal” ndaj pushtetit turk.
Muhamed Tahiri u bëri apel gjithë prindërve që të mos i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë kolegj, që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që e kanë bërë ata, citon Shenja.
“Si pasojë e ngjarjeve të mbrëmshme të organizuara nga grupi terrorist i Fetullah Gylenit, në territorin e Republikës së Turqisë, ne sot shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj këtij institucioni arsimor i cili është i dirigjuar po nga ky grupacion. Prandaj ne si studentë të diplomuar nga kolegji Jahja Kemal sot gjendemi këtu për ta shprehur revoltën tonë ndaj këtij institucioni arsimor”, thonë ata.
Ai thotë se u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që të jenë më të kujdesshëm se kujt ia lënë amanet fëmijët e tyre.
“Fjala e fundit që ne duam tua përcjellim qytetarëve tanë është kjo. Ne dje gabuam, ju nesër mos gaboni. Andaj sot revoltën tonë do ta shprehim me grisjen e diplomave tona”, deklaroi Muhamed Tahiri, ish nxënës i kolegjit ” Jahja Kemal”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













