Lajme
Ironia e Seferit në B92
Gazetari shqiptar që jeton në Beograd, Idro Seferi ka ironizuar në B92 duke ia dhuruar një bukë moderatorit serbe dhe duke lozur me dron me flamur të një emisioni tjetër
Gazetari pejan që raporton për televizionin shqiptar “Top Chaneel” nga Beogradi, Idro Seferi ka qenë mysafir i emisionit më të shikuar në Serbi “24 minuta” që e transmeton B92, ndërsa ka ironizuar me moderatorin, Zoran Kesiq me dy ngjarjet që përshkuan javën, bukën dhe dronin.
Në këtë emision që është më i famshmi për satira, siç vlerëson portali Presheva.com, Idro Seferi, duke folur edhe shqip, i ka dhuruar prezantuesit të emisionit një bukë, në shenjë solidarizimi me bukëpjekësit shqiptar që u sulmuan në Vojvodinë, ndërsa ka marrë me vete dhe një telekomandë dronësh.
“Kam një dhuratë për ty. Në shenjë solidariteti me kolegët e mi bukëpjekës, të dhuroj një bukë, duke e ditur që dhe ti gjithmonë ke uri. Më vjen keq që buka është shumë e pjekur, por këto janë rrethanat e veçanta”, tha gazetari Seferi.
Nëpërmjet humorit, gazetari shqiptar dhe kolegu i tij serb kane komentuar me humor dhe satirë ngjarjet në ndeshje dhe tensionet e krijuara pas ndeshjes Shqipëri – Serbi.
Idro ka çuar mesazhe paqeje, edhe pse sipas tij, është vënë në pikëpyetje vizita e kryeministrit Rama dhe takimi i tij me homologun Vuçiq, duke e krahasuar atë me një ndeshje që sipas tij, nëse do të arbitrohej nga Catherine Ashton, do të ishte e mundur për shkak të të mirës së përgjithshme.
Menjëherë në shumë media është folur për këtë, ndërsa menjëherë është shpëlarë nëpër rrjetet sociale.
Në Beograd, e përditshmja “Blic”, me titullin “Takojeni shqiptarin që është i ftuar në ‘24 minuta’”, flet për gazetarin Seferi duke treguar punën dhe biografinë e tij, por edhe gjërat e hidhura në Kosovë gjatë viteve 90. Në emisionin kritik, Seferi në fund të emisionit është shfaqur me një telekomandë duke pilotuar një dron me flamurin e një emisioni tjetër të këtij televizioni.
Ideo Seferi ka qene gazetar i “Zërit” në Prishtinë, ndërsa ka disa vite që qëndron në Beograd, duke raportuar për televizionin më me ndikim në Shqipëri, por edhe rajon “Top Channel”
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore “28.11”, hapësirë e re për komunitetin shqiptar... -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











