Lajme
Irma Kurti vlerësohet me “Çmimin e Kulturës” në Itali
Sërish ka ardhur një vlerësim i ri për poeten dhe shkrimtaren shqiptare, Irma Kurti: i akordohet “Premio alla Cultura” (Çmimi i Kulturës) në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Aido” në Coccaglio, Brescia, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se ky vlerësim i jepet për objektivat e realizuara në udhëtimin e saj letrar, për kontributin e çmuar që ka dhënë në fushën e letrave dhe të përkthimit. Konkursi u organizua me rastin e 50 – vjetorit të themelimit të Shoqatës “Aido” (Shoqata Italiane për Dhurimin e Organeve), drejtuar nga presidenti dhe themeluesi Cav. Lino Lovo në bashkëpunim me presidentin e Shoqatës Kulturore Montorfano Franciacorta, Valter Ferrari, përcjell tutje albinfo.ch.
Konkursi letrar ndërkombëtar u bazua mbi vlerat e dhurimit me temën “Jeta është përgjithmonë”. Juria përbëhej nga zv. presidenti Flavio Minelli, doktoreshë Manuela Costa, doktoreshë Laura Ghidini dhe doktor Francesco Buffoli. Puna e jurisë ishte e madhe, duke pasur parasysh cilësinë e teksteve të paraqitura. Pas tre muajve për vlerësimin e veprave të autorëve nga e gjithë Italia u arrit tek lista e ngushtë e finalistëve dhe e fituesve.
Poetja Irma Kurti është fituese e shumë çmimeve prestigjoze. Në vitin 2022 ajo u nderua me çmimin “Ambasadore Europiane” si dhe “Poetja më e mirë e vitit” për arritje të rëndësishme në fushën e letërsisë. Në të njëjtin vit emërohet Ambasadore për Shqipërinë e Çmimit Akademik Internacional të Letërsisë Bashkëkohore Seneca nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari. Iu dha titulli “Damë e Urdhërit të Dante Alighierit” nga Republika e Poetëve. Është nderuar me çmimin e Karrierës nga Universum Academy Switzerland në Zvicër. Ka fituar gjithashtu çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Naji Naaman’s Literary Prize” 2023 në Liban për veprën e saj të plotë në gjuhën angleze.
Irma Kurti ka botuar 29 libra në gjuhën shqipe, 26 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Ka përkthyer 20 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht. Ajo është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara në shtete të ndryshme të botës. Librat e saj, përveçse në Shqipëri, janë botuar në 16 vende të botës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili, Serbi dhe Kolumbi.
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













