Lajme
Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”
Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare, Irma Kurti, me banim në Itali, e cila shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The Seventh Quarry”. Ky vlerësim i jepet për poezinë si dhe rrugëtimin e saj të suksesshëm poetik. Fitues të tjerë kanë qenë nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Australia, India etj., përcjell albinfo.ch.
The Seventh Quarry është një revistë poetike që botohet në Swansea, në Uells, nga poeti dhe dramaturgu Peter Thabit Jones. Numri i saj i parë u lansua në Qendrën Dylan Thomas, në janar 2005.
Çdo botim përmban një profil poeti, disa faqe që i dedikohen një poeti të përzgjedhur midis poetëve britanikë dhe ndërkombëtarë. Revista bashkëpunon gjithashtu edhe me shtëpinë botuese Cross-Cultural Communications në Nju-Jork, drejtuar nga Stanley H. Barkan dhe ky partneritet ka kontribuar që ajo të bëhet pjesë e disa veprimtarive letrare prestigjioze në Amerikë.
Në janar të vitit 2024, Irma Kurti u përzgjodh po ashtu “Poetja e muajit” nga “Our poetry Archive”, një nga gazetat më të mëdha online në gjuhën angleze, që botohet në mënyrë periodike me pjesëmarrjen e poetëve nga e gjithë bota.
Irma Kurti ka botuar 29 libra në gjuhën shqipe, 25 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Të gjitha librat i dedikohen kujtimit të prindërve të saj të dashur, Hasan Kurti dhe Sherife Mezini, që e kanë përkrahur dhe inkurajuar në çdo hap. Ajo ka përkthyer gjithashtu 20 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht.
Irma Kurti është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara në shtete të ndryshme të botës. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 16 vende të botës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













