Autotech
iPhone 14 Pro i Apple pritet të ketë një kamerë prej 48 megapiksel
Raportimet e reja thonë se iPhone 14 Pro i ardhshëm i Apple do të ketë një kamerë 48 megapiksel.
Kjo do të jetë hera e tretë që Apple rrit rezolucionin e kamerës kryesore të iPhone. Hera e parë ka ndodhur në rastin e iPhone 4 dhe 4S kur është rritur nga 5 në 8 MP dhe herën e dytë në rastin e iPhone 6 dhe 6S kur ka pasur rritje nga 8 në 12 MP.
Apple ndoshta ka nevojë për një rezolucion më të lartë për modelet Pro për të regjistruar video 8K, por ato mund të regjistrohen edhe në rezolucione të tjera në varësi të skenës, shkruan Gsmarena.com, përcjell albinfo.ch. Fotot e portretit dhe të peizazhit do të përfitojnë më shumë megapikselë, dhe fotot e marra në kushte me dritë të ulët mund të kombinohen me 12 MP.
Analisti Ming-Chi Kuo ka folur disa herë për kamerën 48 MP për iPhone 14 dhe 14 Pro, dhe gjithashtu ka njoftuar zmadhimin e periskopit për iPhone 15, i cili vjen në vitin 2023.
Sa i përket pjesës së përparme të iPhone 14, raportet thonë se dhëmbi në ekran do të zëvendësohet me një prerje të shpuar dhe ende nuk dihet nëse do të jetë i rrumbullakët apo në formë pilule me teknologjinë e integruar FaceID.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










