Fotolajmi
IOM: 110 mijë refugjatë kanë mbërritur në Greqi dhe Itali këtë vit
Mbi 110 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Greqi dhe Itali këtë vit, një rritje e konsiderueshme në krahasim me vitin 2015, tha sot Organizata Ndërkombëtare për Migrimin.

Shifrat e reja i bëri të ditura zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin, Itayi Viriri, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Këtë javë numri i tyre arriti në mbi 100 mijë dhe deri dje, vetëm në Greqi kishin arritur 97 mijë që nga fillimi i këtij viti. Vitin e kaluar shifra 100 mijë ishte arritur para korrikut, kështuqë mund ta bëni krahasimin”, tha Viriri, përcjell VoA.
Mes imigrantëve që kanë arritur në Evropë janë të paktën 102. 500 që kanë zbritur në ishujt grekë, përfshirë Samosin, Kosin dhe Lesbos dhe 7. 500 në Itali, tha Organizata për Migrimin, transmeton albinfo.ch.
“Gjatë së njëjtën periudhë, mbi 410 imigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën, që është një shifër e përafërt me të njëjtën periudhë vitin e kaluar”.
Viriri vuri në dukje se shifra prej 100 mijë është kapërcyer për këtë vit, me gjithë kushtet e vështira në det ditët e fundit nga Libia në Itali.
Në Greqi thonë se nga rreth 35 mijë imigrantë dhe refugjatë, 48 për qind janë nga Siria, 25 për qind nga Afganistani, 17 nga Iraku dhe pjesa tjetër nga Irani, Pakistani dhe vende si Maroku, Bangladeshi dhe Somalia.
Organizata për Migrimin thotë se imigrantët që kanë zbritur në Itali janë shpesh në kushte shumë të këqija, pasi kanë qenë objekt i dhunës së trafikantëve në Libi, duke shtuar se gratë kanë qenë viktima të trafikut njerëzor.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj “35 vjet pranë Kosovës, në zemër të Zvicrës”...
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri