Lajme
Inxhinierët shqiptarë në Gjermani sjellin projektin “Smart Home Lab” në Kosovë
Inxhinierët shqiptarë në Gjermani, Milaim Deilu dhe Lulzim Veliu, sjellin projektin “Smart Home Lab”, laboratori i parë me bazë teknologjinë “digitalSTROM” në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Ai do të funksionojë si një punëtori për aftësimin e të rinjve në këtë teknologji të re. Milaim Deilu është themelues i organizatës “Autonomia” në Hessen të Gjermanisë dhe Lulzim Veliu menaxhon të njëjtën organizatë, i bazuar në Düsseldorf, transmeton tutje albinfo.ch.
Rryma elektrike është forma qendrore e energjisë në shoqërinë tonë. Përpjeke të vazhdueshme ndërmirren me qëllim të përmbushjes të sfidave për sigurimin e furnizimit me energji, zvogëlim të emetimit të CO2 dhe efiçiencës së energjisë. Për këtë qëllim, përgjatë viteve 2020-2021, nxënësit e shkollave profesionale të Kosovës, do të kenë mundësinë të aftësohen për teknologjinë “Smart Home”, në laboratorin e Innovation Centre Kosovo.
Smart Home Lab, do të jetë laboratori i parë me bazë teknologjinë digitalSTROM në Kosovë, i cili do të përfshijë ambiente të brendshme të mençura, makete eksperimentale për punë praktike, punëtori me inxhinierë Kosovarë nga Gjermania, vizita studimore si dhe një stacion i ajrit me bazë në Smart City i bazuar në IOT (Internet of Things) dhe teknologjinë LoRaWAN.
Punëtoritë profesionale do të ofrohen për 20 nxënës të përzgjedhur dhe studentë të Universitetit të Prishtinës dhe do të trajtojnë temat si:
- Udhëzimi i BE për eficiencën e energjisë
- Parimet e teknologjisë së rrjetëzimit në shtëpi
- Norma Europiane për Smart Home
- Komponentet dhe specifikimet e tyre
- Aplikimet e mundshme të komponenteve
- Koncepti i funksionimit
- Projektimi i një instalimi me digitalSTROM për projektet ekzistuese dhe të reja të ndërtimit
- Instalimi
- Cilësimet e pajisjeve dhe konfigurimi i sistemit
- Dokumentimi
- Qasja e sistemit përmes Internetit
- Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve të mundshme
- Standardet Europiane
Pas punëtorive pjesëmarrësit do të kenë mundësine konfigurojnë një sistem të plotë digitalSTROM në një shtëpi, si dhe do të identifikojnë dhe përdorin funksionet të cilat i ofron një Smart Home me teknologjinë digitalSTORM.
Të gjitha aktivitetet e “Smart Home Lab” janë të orientuara kah nxënësit e shkollave profesionale dhe studentët të cilët janë të përfshirë në programe të instalimeve elektrike ose programim të sistemeve elektrike. Programi poashtu është i hapur edhe për mësimdhënësit e fushave të elektroteknikës dhe të informatikës.
Shpenzimet e të gjitha aktiviteteve të projektit “Smart Home Inspiration”, mbulohen nga Agjencia CIM e Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Projekti zbatohet nga Autonomia, Smart Home Europe dhe ICK, ndërsa mbështetet edhe nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














