Lajme
Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin sukses ndërkombëtar
Një histori force, këmbënguljeje dhe suksesi vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Teuta Elshani, shqiptare nga Kosova, ka arritur të ngjitet në një nga pozicionet më të larta profesionale në fushën e inxhinierisë kimike, në një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Pas një rrugëtimi 26-vjeçar pune të palodhur, Teuta Elshani ka marrë pozitën e Udhëheqëses Teknike të Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D Technical Leader) në Kimberly-Clark Professional – Amerika e Veriut, duke ushtruar rolin e një inxhiniereje strategjike, nivel ky elitar në industrinë globale.
Ky pozicion përfaqëson kulmin e një karriere të ndërtuar me përkushtim, dije dhe vizion afatgjatë, ku Elshani kontribuon në zhvillimin e produkteve dhe inovacioneve që ndikojnë drejtpërdrejt në tregun ndërkombëtar.
Por pas këtij suksesi profesional fshihet një histori personale e dhimbshme dhe thellësisht njerëzore. Në një postim të saj, Elshani rrëfen se jeta e saj ndryshoi rrënjësisht më 17 prill 1999, kur lufta në Kosovë ia mori familjen dhe e la të vetme në moshën vetëm 23-vjeçare. Nga ajo ditë, ajo u përball me sfida të jashtëzakonshme, por vendosi të mos dorëzohej.
E vetme, larg atdheut dhe e ngarkuar me dhimbje të madhe personale, Teuta Elshani e shndërroi humbjen në forcë dhe dijen në mjet për të ndërtuar një të ardhme të re. Me punë të palodhur dhe përkushtim profesional, ajo arriti të ndërtojë një karrierë të jashtëzakonshme në një nga kompanitë më prestigjioze amerikane.
Sot, historia e saj është dëshmi e fuqishme se edhe nga rrethanat më të vështira mund të lindin histori suksesi, dhe se gratë shqiptare nga Kosova janë të afta të arrijnë majat e industrisë globale. Teuta Elshani mbetet një shembull frymëzimi për brezat e rinj, se ëndrrat mund të realizohen edhe kur rruga drejt tyre është e mbushur me sakrifica./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












