Zhvillim
Investitorët vështirë të kthehen
Ligji për investime të huaja është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por investitorit, sipas ekspertëve të ekonomisë, vështirë se do të kthehen për shkak të korrupsionit të lartë

Kuvendi i Kosovës tri ditë më parë ka miratuar Ligjin për Investimet e Huaja që është sponsoruar nga Ministra e Tregtisë dhe Industrisë, por pavarësisht kompletimit të pakos ligjore, investitorët e huaj vështirë se do të kthehen. Sipas ekspertëve të ekonomisë ata janë zhgënjyer me Kosovën.
Po ashtu sipas ekspertëve të ekonomisë me këtë ligj, nuk do të arrihet të tejkalohen problemet, të cilat janë në raport me investitorët e huaj. Kjo, sepse investitorët ende ballafaqohen me burokraci administrative, politika të pafavorshme fiskale, korrupsion dhe mungesë të sundimit të ligjit.
Ibrahim Rexhepi është udhëheqësi i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”,. Ai tha se miratimi i Ligjit për investime të huaja, nuk zgjidh asnjërin nga problemet, me të cilat përballen investitorët në Kosovë.
“Kemi edhe një ligj më shumë, por nuk do të thotë se u zgjidhën disa probleme, me të cilat ballafaqohet vendi. Prandaj edhe nuk ka ndonjë shpresë se ky ligj do t’i tejkalojë problemet që janë në relacion me investitorët e huaj”, deklaroi Rexhepi, raporton REL.
Ligji për investime të huaja, i cili ka pësuar ndryshime nga Ligji i vitit 2006, është miratuar të enjten në një seancë parlamentare.
Sipas Rexhepit, ky ligj iu krijon mundësi diasporës kosovare që të kenë siguri më të madhe të investimeve në Kosovë si dhe është ulur përqindja e kapitalit të huaj gjë që iu jep mundësi të ndërtimit të partneritetit të bizneseve vendore me ato të huaja.
Por, problemi i këtij ligji, siç tha Rexhepi, është se “nuk i ofron siguri të njëjtë bizneseve vendore”.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë institucionet kosovare krijuan mekanizma ligjorë dhe agjenci për promovimin e investimeve, ndërsa u organizuan konferenca të ndryshme ku iu bëhej thirrje kompanive ndërkombëtare që të investojnë në Kosovë.
Megjithatë, përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se ardhja e investitorëve jo përherë konkretizohej me investim. Ata vijnë dhe largohen pa investuar.
Përfaqësuesi i kompanisë “Dilloni Benz”, Fadil Beriani i cili u kthye nga diaspora për të investuar në Kosovë, tha se investitorët e huaj po largohen nga Kosova për shkak të klimës.
“Unë e shoh që ky vend nuk është për investime, edhe diaspora jonë nuk dëshiron të investojë në Kosovë. Në këtë vend me nivel të lartë të korrupsionit dhe krimit ekonomik, nuk dëshiron të investojë askush”, thotë Beriani.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, brenda 12 vjetëve të fundit (2000-2012) investimet e huaja direkte në Kosovë kapin shifrën rreth 2.4 miliardë euro.
Ndryshe, në seancën e fundit plenare të Kuvendit të Kosovës, ligjvënësit e dy gaborreve, pozitë dhe opozitë, janë përplasur për këtë ligj, madje janë fyer sa i përket korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit. Në Kuvend u tha se korrupsioni ka shkuar deri në hundë.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz