Lajme
Investitorët, po i mbledhin plaçkat
Investitorët e huaj nuk po gjejnë atë që u premtohet nëpër konferenca të investimeve. Në vend të taksave të ulëta, po hasin në zyrtarë zhvatës, tha ministrja Kusari-Lila
Duke mos pasur gatishmëri që përballen me kontekste të stërzgjatura pronësore, shumë investitorë të huaj po i mbledhin plaçkat dhe po ikin nga Kosova. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja dhe njehnit ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se investitorët me lehtë po ikin, sesa t’i përballojnë zhvatjeve institucionale.
“Investitorët e huaj nuk po gjejnë në Kosovë atë që u premtohet nëpër konferenca të investimeve. Në vend të taksave të ulëta, transparencës e kushteve të lehta të zhvillimit të aktiviteteve afariste, investitorët po hasin në zyrtarë institucionalë që profesion kanë zhvatjen” ka thënë ministrja Kusari-Lila.
Kjo praktikë, siç ka thënë ajo për të përditshmen “express” nuk është e re, por është bërë dukuri shqetësuese për ata që e merren me promovimin dhe krijimin e kushteve më të mira për investitorët e huaj. “Është me të vërtetë e dhimbshme që investitorët largohen për arsye se dikush në ndonjë institucion dëshiron të përfitojë nga një punë që e ka bërë një investitor”, thotë ajo.
Sipas saj, kur fillojnë aktivitetin e tyre, ata që vijnë të investojnë nga jashtë, dikush e sheh se qenka biznes profitabil dhe bëjnë çfarëdo që është e mundur që ta largojnë. Për këso raste, ajo pranon se ankohen edhe ambasadorët e vendeve prej nga vijnë bizneset që hasin në telashe.
“Shpeshherë ambasadorët nga vendet e zhvilluara në përgjithësi ose vendet e Bashkimit Evropian vijnë te ne dhe tregojnë për rastet dhe problemet e kompanive. Natyrisht mundohemi që çdo zgjidhje të bëhet në përputhshmëri me ligjin. Unë më tepër jam ajo që i inkurajoj t’i paraqesin rastet e tilla që ne t’i shqyrtojmë këto raste”, thotë Kusari Lila.
Problemi më i madh, sipas saj, qëndron se jo të gjitha institucionet janë në të njëjtën vijë kur flasin për inkurajimin e investimeve e për transparencë ndaj kompanive. “Ka institucione që përveç detyrës së tyre institucionale, kanë edhe një agjendë tjetër dhe ajo agjendë është që t’i identifikojnë këto potenciale për vete ose për grupe të caktuara të interesit”, konsideron Kusrai-Llila.
Është një praktikë e cila, sipas tij, është bërë shprehi vazhdimisht. “Është bërë shprehi dhe shpeshherë kompanitë, që i kuptoj edhe ata, duke hezituar të hyjnë në proces, qoftë në konteste gjyqësore, qoftë me autoritete të tjera t’i paraqesin, më mirë vendosin t’i mbledhin plaçkat dhe të ikin sesa të hyjnë në procese të zgjidhjes së kontesteve që zgjatin mjaft në Kosovë”, thotë ajo.
Ky realitet nuk ndryshohet nëse, siç tha ajo, të gjithë dorëzohet para kësaj dukurie. “Edhe rendi dhe ligji, edhe prokuroria, policia e gjyqësia kanë shumë hapësirë për t’u përmirësuar në Kosovë, por ne nuk mund të presim derisa ata të përmirësohen që atëherë të thërrasim investitorë”, konsideron Kusari-Lila.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













