Shqipëria
Investitorët evropianë largohen nga Shqipëria
Investitorët evropianë po mbyllin aktivitetet dhe largohen nga Shqipëria, ndërsa po iu hapet derë më shumë investitorëve nga vendet jashtë BE-së.
Të dhënat e Instat tregojnë se 141 sipërmarrje kanë mbyllur aktivitetin gjatë vitit të kaluar. Në total në Shqipëri gjatë 2018-ës numëroheshin 6.259 biznese aktive me pronësi të huaj, nga të cilat 4 mijë e 56 ishin nga vendet e Bashkimit Evropian.
Por, pavarësisht rënies së bizneseve nga BE-ja, ka rritje të numrit të sipërmarrjeve nga vende të tjera jashtë Bashkimit Evropian. Në raportin e fundit të Komisionit Evropian, Shqipëria vlerësohet si problematike në lidhje me konkurrencën, zbatimin e ligjit në lidhje me pronësinë dhe paqëndrueshmëria e politikave fiskale.
Investitorët e huaj në Shqipëri kanë kryesisht 1-4 punonjës dhe operojnë në sektorin e tregtisë. Ndërkohë ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar zënë një peshë shumë të vogël në ekonominë tonë. Kryesisht bizneset evropiane janë nga dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia dhe ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 52,8 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Këto investime janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës. Edhe përgjatë vitit që lamë pas në ekonominë shqiptare 90% e bizneseve rezultojnë të jenë të vogla dhe kanë deri në 4 punonjës ose, më saktë, janë biznese familjare.
Ndërkohë me më shumë se 50 të punësuar numërohen vetëm 1.2% e ndërmarrjeve, një raport ky i pandryshuar prej disa vjetësh, duke treguar se zhvillimi i ekonomisë mbetet i vështirë dhe në të njëjtin standard. Shqetësues është edhe fakti se orientimi i ndërmarrjeve mbetet tregtar dhe jo prodhues, çka nënkupton se rritja e rrogave apo numri i të punësuarve mbetet stabil.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro














