Zhvillim
Investitorë gjermanë dhe austriakë duan të investojnë në shëndetësinë e Kosovës
Përfaqësues të kompanive nga Austria e Gjermania kanë vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë dhe kanë shfaqur interesim për investime për fushat e shërbimeve deficitare në shëndetësinë e Kosovës.
Përfaqësuesit e kompanisë “Amethy Radiotherapy Deutchland Gmbh”, dr. Paul Stuchetz dhe dr. Emil Hensler, nënkryetar i kompanisë Elekta për Evropë, Amerikë Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, janë interesuar për mundësitë e investimeve në sektorin shëndetësor në Kosovë, kryesisht në fushën e radio-onkologjisë si dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe spitalet e vendit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore deficitare në Kosovë, në një partneritet të përcaktuar sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.
Investitorët janë pritur nga zëvendësministri Sadiku, i cili i ka njoftuar ata me reformat shëndetësore në proces, aspektet ligjore të bashkëpunimit, fushat ku ka më shumë nevojë për bashkëpunim mes Kosovës, profesionistëve të saj shëndetësorë dhe investitorëve të interesuar, me qëllim të sigurimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore dhe më pak të kushtueshme për sektorin shëndetësor në Kosovë, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga zyra e kësaj ministrie, transmeton albinfo.ch.
Sadiku thuhet të këtë thënë se MSH është e angazhuar që të krijojë sa më shumë mundësi që qytetarët kosovarë të marrin shërbime sa më cilësore në sektorin publik shëndetësor, të ketë konkurrencë të shëndoshë me sektorin privat dhe të hapen mundësi bashkëpunimi me institucione të ndryshme edhe jashtë vendit.
“Synim i Ministrisë është që qytetarët të marrin shërbime adekuate shëndetësore në Kosovë dhe sa më pak mjete të taksapaguesve kosovarë të shkojnë jashtë shtetit, si pasojë e funksionimit jo të plotë të disa shërbimeve shëndetësore në vend”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se është e rëndësishme gjithashtu edhe ngritja e vazhduar në aspektin e edukimit profesional e profesionistëve shëndetësorë, të cilët mund të përfitojnë nëpërmes bashkëpunimeve të ndryshme në fusha specifike.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











