Zhvillim
Investimi zviceran bën katër fshatra me ujë të pijes
Ambasadorja Marty tha se Zvicra ka investuar në 73 fshatra të Kosovës duke rregulluar sistemin e ujit të pijshëm, ndërsa premtoi ndihmë të vazhdueshme edhe në fshatrat tjera
Qeveria e Zvicrës ka vazhduar aktivitetin e saj humanitar në rajonin e Gjilanit, duke u bërë kështu, promotori kryesor i investimeve në ujësjellës. Me ndihmën helvetike, të enjten zyrtarisht u bën me ujë të prijës katër fshatra që shtrihen rrëzë maleve të Karadakut.
Mbi 1000 familje të fshatrave Zhegër, Nasalë, Lladovë dhe Budrigë e Ulët, u bën me ujë të pijes, nga një investim i përbashkët i Qeverisë së Zvicrës, Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Gjilanit.
Vlera e projektit arrin në mbi 400 mijë euro, ndërsa shumica ishte ndihë nga Zvicra.
Në ceremoninë e inaugurimit që u mbajt në Zhegër, ishte i pranishëm edhe kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë, Christina Marty dhe Ramadan Asllani nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Mustafa tha se projekti ka vlerë të madhe sepse është investim i përbashkët i Komunës së Gjilanit, Qeverisë së Zvicrës dhe zyrës së kryeministrit.
“Qeveria e Zvicrës është e pranishme që nga pas lufta në Gjilan dhe ka ndihmuar e kontribuar shumë në infrastrukturën e ujësjellësit në tërë qytetin e Gjilanit”, tha prefekti Mustafa, citon rajonipress. Gjilani me fshatrat e saj, sipas tij, tashmë ka një shtrirje prej 90 për qind të rrjetit të ujit.
Mustafa u ka premtuar zhegranëve se ata shpejt do të mund të bëhen komunë, nëse me këtë çështje merret seriozisht Qeveria dhe nëse ka një studim të thuktë. “Zhegra tani me këto investime realisht është shndërruar në një qytezë e pse jo të mos bëhet edhe komunë, por paraprakisht duhet të ketë një analizë të mirë ekonomike”, tha ai.
Kurse ambasadorja e Zvicrës, Christina Marty u shpreh krenare që shteti i saj ka pasur mundësi të marrë pjesë në këtë investim, i cili e ndihmon jetën e banorëve të këtyre fshatrave.
Marty tha se Zvicra ka investuar në 73 fshatra të Kosovës ku ka rregulluar sistemin e ujit të pijshëm dhe do të vazhdojmë sërish ta përkrahim këtë sektor.
Edhe Ramadan Asllani zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik tha se Qeveria e Kosovës po përkrah dhe participon në projektet e dobishme e të cilat e ndryshojnë jetën e qytetarëve tanë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










