Shqipëria
Investimi pritet ta kthejë Durrësin në Dubai të Ballkanit
Investimi strategjik, që siç thotë udhëheqësi i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Geri Selenica, do të ketë efekt domino duke sjellë të tjerë investitorë në vend, e kthen Durrësin në një pikë strategjike vetëm 1-2 orë nga kryeqytetet e Europës
Investimi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit është një fat i jashtëzakonshëm që do ta kthejë Durrësin në një Dubai në Ballkan. Një vlerësim të tillë ka dhënë drejtuesi i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Geri Selenica.
Ai ka sqaruar në një intervistë për Euronews Abania se investimi strategjik, që siç tha do të ketë efekt domino duke sjellë të tjerë investitorë në vend, e kthen Durrësin në një pikë strategjike vetëm 1-2 orë nga kryeqytetet e Europës, përcjell Albinfo.ch.
“Investimi nuk e kthen në port tregtar, e kthen Durrësin në një Dubai në Ballkan që është 1-2 orë nga kryeqytetet e Evropës. Këtu do vijë profesionistë të rinj që mund të punojnë online nga këtej në vendet e tyre. Ka për të pasur një zhvillim të madh për Durrësin, që aktualisht është i shkatërruar nga pikëpamja urbane. Një investim i tillë është i aftë të gjenerojë qindra milionë euro në vit vetëm për ekonominë lokale”, tha Selenica.
Porti i Durrësit ka kaluar tërësisht në pronësi të kompanisë Durrës Yacht&Marina.
Në datën 21 korrik, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të transferojë në emër të kompanisë që do të ndërtojë portin turistik në këtë qytet të gjithë strukturën dhe infrastrukturën e Portit.
Vendimi i jep investitorit 5.4 hektarë ndërtesa të portit, duke i hapur rrugë nisjes së konstruksionit të marinës turistike./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









