Shqipëria
Investimi i madh në Shqipëri me 6.5 milionë euro dhe 600 të punësuar
Aktiviteti ekonomik i “Yura”, do të fillojë në Shqipëri brenda vitit 2019, ku do të punësohen rreth 600 punonjës, ndërsa vlera e investimit është parashikuar 6,5 milionë euro në fazën e parë
Një ndër kompanitë e njohura në botë për prodhimin e elementeve elektrike të automjeteve ka hyrë zyrtarisht në Shqipëri, ku do të zhvillojë aktivitetin e saj.
Kompania nga Koreja e Jugut “Yura Corporation” ka vendosur të zhvillojë aktivitet në Shqipëri pas negociatave të zhvilluara më herët.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Anila Denaj, priti në një takim zyrtar përfaqësuesin e kësaj kompanie Lukas Nam.
“Pasi bëmë një studim edhe në vendet e tjera të rajonit, zgjodhëm Shqipërinë për të investuar për shkak të fuqisë punëtore të kualifikuar, kostove konkurruese, pozitës gjeografike, si dhe incentivave lehtësuese nga ana e qeverisë shqiptare dhe përkrahjes të AIDA-s”, u shpreh Nam, transmeton ‘Scan’.
Referuar njoftimit zyrtar, plani i biznesit i propozuar nga kjo kompani synon zhvillimin e zonës më një sipërfaqe rreth 4.9 ha, pronë shtetërore, e njohur si “Baza e Tubove” që ndodhet në Zhupan të Fier. Kjo zonë është përcaktuar si zonë me përparësi zhvillimi për këtë industri nga qeveria në 2018, përcjell albinfo.ch.
Aktiviteti ekonomik i “Yura”, do të fillojë në Shqipëri brenda vitit 2019, ku do të punësohen rreth 600 punonjës, ndërsa vlera e investimit është parashikuar 6,5 milionë euro në fazën e parë.
Faza e dytë e këtij projekti parashikon një ri-investim me 13 milionë euro dhe numrin e punonjësve me 1100 vetë.
Në planet afatgjata kompania parashikon edhe hapjen e dy fabrikave të tjera në Shqipëri, me një numër total punonjësish rreth 4000 vetë.
Aktualisht “Yura” operon në 12 vende të botës, me 60 fabrika në sektorin e prodhimit të sistemeve elektrike dhe pjesëve elektrike për automobilë, për kompani, si: Kia dhe Hyundai, AUDI, dhe Mercedes-Benz.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














