Lajme
Intervenohet në Prevallë, në plan rrënimi i 200 objekteve
Dardan Gashi, ministër i Ambientit, u ka dhënë ultimatum në afat 15 ditësh, rreth 200 pronarëve, që t’i heqin objektet pa leje nga fshati turistik Prevallë, që gjendjet në malet e Sharrit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u ka dhënë ultimatum pronarëve të rreth 200 objekteve, që t’i heqin nga fshati turistik Prevallë, për shkak të ndërtimeve pa leje. Këto objekte, sipas ministrisë, duket të hiqen në afat prej 15 ditësh, në të kundërtën do të hiqen dhunshëm.
Ministri i MPH-së, Dardan Gashi, ka thënë se tashmë janë identifikuar ata që kanë leje dhe ata që nuk kanë.
“Ka qenë procedurë e gjatë sepse është dashur të shkojmë derë më derë për t’i identifikuar pronarët dhe për t’ua kërkuar lejet që i kanë marrë”, ka thënë ministri, sipas të cilit, të gjithë pronarët janë lajmëruar 3 apo 4 muaj më parë, atëherë edhe kur është marrë vendimi për pezullim të punimeve.
“Kurse tani ka ardhur koha e veprimit. U kemi dhënë afat 15 ditë dhe pas këtij afati do të fillojnë rrënimet e të gjitha objekteve pa leje dhe shpenzimet do t’i bartin kompania dhe pronarët e objekteve”, ka vazhduar Gashi, raporton “Tribuna”.
Të parët që do të duhet t’i binden këtij urdhri janë pronarët e ndërmarrjes private “Is Company” e cila e menaxhon kampingun veror në Prevallë si dhe pronarët e tjerë, të cilët duhet t’i largojnë të gjitha objektet montazh dhe ndërtimet përcjellëse në kamp.
Po ashtu, sipas vendimit të ministrisë, duhet të pastrohet zona e kampingut nga mbeturinat ndërtimore dhe të rehabilitohet sipërfaqja e degraduar natyrore në bazë të peizazhit ekzistues në Zonën Kadastrale Gornjasellë
Ndryshe, Prevalla është fshati më i bukur turistik dhe rekreativ në Kosovë, i cili gjendet në malet e Sharrit, ndërmjet komunës së Shtërpcës dhe Komunës së Prizrenit, në një lartësi mbi 1500 metra.
Fshati është degraduar nga ndërtim pa leje, kryesisht nga ndërtimet e larta të cilat edhe ia kanë humbur kuptimit këtij vendi.
Ndërtuesit janë kryesisht politikanët dhe përfaqësuesit e institucioneve lokale e qendrore dhe drejtuesit e ndryshëm të departamenteve, të cilat e kanë shfrytëzuar autoritetin e tyre, për të ndërtuar objekte të larta.
Në fshatin turistik të Prevallës ishte paraparë ndërtimi i shtëpive nga druri (vikendicave), ndërsa shumica e shtëpive janë me pllaka betoni dhe me tulla e tjegulla. Tre muaj më parë Qeveria në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit ndaloi ndërtimet në këtë zonë, ndërsa rekomandoi që të gjitha objektet pa leje të prishen.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














