Kosova
INTERPOL-i lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Bëhet e ditur se organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e konfirmoi ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.
Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNIMK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e INTERPOL-it.
Mediat në Serbi kanë raportuar se urdhërarreste janë lëshuar edhe për 11 persona të tjerë të lidhur me sulmin në Banjskë.
Më 24 shtator, grupe të armatosura të serbëve kanë sulmuar policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku i vdekur mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, ndërkaq u lënduan tre policë të tjerë, dy prej tyre me armë zjarri. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Disa ditë më vonë, pasi MPB-ja nxori pamjet e Radoçiqit nga Banjska ditën e sulmit, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiqi.
Ai u mor në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në muajin tetor dhe u ngarkua me disa vepra, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi, por ia konfiskoi dokumentet.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










