Lajme
Interpol gjen 17 mijë teste të rreme të COVID-19
Interpol ka njoftuar sot që janë kapur gjithsej 17 mijë teste false për COVID-19.
Kjo u bë në një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër kontrabandës së pijeve, ushqimit dhe produkteve mjekësore potencialisht të rrezikshme.
Në operacionin e kryer nga Interpoli dhe Europoli në 77 vende midis dhjetorit 2019 dhe qershorit 2020, u kapën më shumë se 12 mijë tonë mallra me vlerë 40 milionë dollarë.
Sipas Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, 19 organizata kriminale u shpërbën dhe 407 persona u arrestuan.
Përveç testeve të rreme për koronavirusin, u kapën edhe produkte të kontaminuara të qumështit, mish të kafshëve të mbytura në mënyrë të paligjshme dhe produkte mjekësore të falsifikuara.
Operacioni, i quajtur “Opson”, i cili është organizuar çdo vit për nëntë vjet, ka bërë të mundur parandalimin e tregtisë me mallra të tjerë të falsifikuar, si kozmetikë, veshje, duhan, këpucë, si dhe produkte elektronike me vlerë totale prej 3.1 milionë dollarëve./Telegrafi
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









