Futboll
Inter, me sy drejt futbollistëve shqiptarë
Pas Kristjan Asllanit, që po shkëlqen në miqësoret e verës, edhe Berat Gjimshiti është një alternativë për zikaltërit.
Me Skriniar që do të vazhdojë karrierën te kampionët e Francës, Paris Saint Germain, trajneri Inzaghi është në kërkim të përforcimeve në repartin difensiv. Këtu ka dalë në skenë edhe emri i Berat Gjimshitit, si një prej alternativave që ndodhen në tryezën e bisedimeve. Propozimi është bërë nga Atalanta dhe drejtuesit e Interit po e mendojnë seriozisht. Bergamaskët janë në kërkim të një sulmuesi dhe mes kandidatëve është Pinamonti, raporton A2, përcjell albinfo.ch.
23-vjeçari ishte i huazuar tek Empoli gjatë sezonit të kaluar dhe kartoni i tij vlerësohet 20 milionë euro në merkato. Për të shmangur investimin me shifra kaq të larta, tek Atalanta janë gati të përdorin Berat Gjimshitin si kundërlëvizje teknike.
Kuqeziu vlerësohet 17 milionë euro dhe Interi është dëshpërimisht në kërkim të një mbrojtësi të afirmuar në Serinë A, por edhe në arenën ndërkombëtare. Pas disa sezoneve në nivele shumë të larta dhe në një moment kur klubi po punon për nisjen e një cikli të ri, djaloshi nga Lugina e Preshevës nuk cilësohet i paprekshëm.
Propozimi është bërë disa javë më parë dhe tek Interi po e studiojnë me kujdes. Nëse transferimi i Gjimshitit në San Siro do të realizohej, ky do të ishte një hap i madh në karrierën e mbrojtësit, por edhe një sezon historik me dy futbollistë shqiptarë që do të luanin për zikaltërit.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












