Lajme
Inteligjenca Artificiale premton zhvillime për botën

Mund të ndihmojë në rritjen e kapitalit njerëzor dhe zhvillimin ekonomik, shkruan The Economist
Teknologjia e re sjell me vete shpresën e ëmbël për pasuri më të madhe, prandaj të gjitha vendet hyjnë në garë për ta shfrytëzuar dhe për të mos mbetur mbrapa vendeve të tjera.
Satya Nadella, drejtuesi i kompanisë Microsoft, thotë se nuk mund ta harrojë faktin se vendlindja e tij, India, nuk përfitoi nga Revolucioni Industrial. (Sigurisht që prodhuesit indianë nuk gëzonin të njëjtat kushte në garë. Atëherë, Britania ishte rivali dhe sundimtari i tyre).
Shumë teknologji, si kurset e edukimit online, kanë bërë shumë bujë në vendet në zhvillim, por nuk kanë nxitur ndonjë rritje të mirëfilltë ekonomike. Disa njerëz shqetësohen se edhe Inteligjenca Artificiale do të jetë një zhgënjim për jugun e globit.
Deri tani, fituesit e mëdhenj duket se kanë qenë vendet perëndimore, që nxituan për ta shfrytëzuar teknologjinë që në fillim, si edhe firmat startup në San Francisko dhe 7 firmat teknologjike “madhështore” të Amerikës, ku përfshihet edhe Microsoft dhe që e rritën vlerën totale të tregut me plot 4.6 trilionë dollarë, që nga dalja në treg e platformës së Inteligjencës Artificiale ChatGPT, në nëntor 2022.
Sidoqoftë, Inteligjenca Artificiale pritet të shndërrojë edhe jetët e njerëzve në vendet në zhvillim. Teksa përhapet, kjo teknologji mund të rrisë produktivitetin dhe të zvogëlojë boshllëqet në kapitalin njerëzor, shumë më shpejt se më parë.
Njerëzit në vendet në zhvillim, nuk kanë pse të jenë marrës pasivë të Inteligjencës Artificiale, por mund t’i japin formë asaj, sipas nevojave të tyre. Efekti më i mirë i mundshëm i Inteligjencës Artificiale do të ishte rritja e nivelit të të ardhurave në vendet në zhvillim, derisa të kapej niveli i botës së pasur.
Premtimet
Kështu, Inteligjenca Artificiale mbart shumë premtime tërheqëse për vendet në zhvillim. Ashtu si në Perëndim, kjo teknologji do të jetë një mjet i dobishëm për të gjitha qëllimet për konsumatorët dhe punëtorët, duke e bërë më të lehtë marrjen dhe interpretimin e të dhënave.
Disa vende pune do të eliminohen, por do të krijohen të reja. Për shkak se vendet në zhvillim kanë më pak punëtorë zyrash, ndryshimet që duhet të kryejnë firmat dhe përfitimet që do të kenë ato nga Inteligjenca Artificiale, mund të jenë më të vogla se në Perëndim.
FMN-ja thotë se një e pesta deri në një të katërtën e punëtorëve në vendet në zhvillim janë të rrezikuar nga përhapja e teknologjisë së re, krahasuar me një të tretën në vendet e pasura.
Por një përfitim shumë i madh mund të vijë nga shërbimet publike më të mira dhe me qasje më të lartë. Ekonomitë në zhvillim janë frenuar prej kohësh nga mungesa e punëtorëve të arsimuar dhe të shëndetshëm.
Mësuesit e shkollave fillore në Indi kanë dy herë më shumë nxënës se kolegët amerikanë, por nuk janë të pajisur mirë.
Mjekët në Afrikë janë të paktë; ata të trajnuar siç duhet, janë edhe më të paktë. Breza të tëra fëmijësh marrin një shkollim të dobët, shumë njerëz kanë shëndet të dobët dhe nuk janë të aftë të përparojnë në një treg pune gjithnjë e më global.
Politikëbërësit dhe sipërmarrësit në mbarë botën po mundohen të gjejnë mënyra për të shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale. Për shembull, India ka ndërthurur Inteligjencën Artificiale me softuerët e të folurit, në mënyrë që fermerët analfabetë të ndihmohen nga një robot për të aplikuar për kredi qeveritare.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor