Lajme
Inteligjenca Artificiale po ndikon në vendet e punës
Një raport pohoi se punët për profesionistët e lirë u analizuan së pari, sepse ai treg ka të ngjarë të shohë ndikimin e menjëhershëm të inteligjencës artificiale (IA).
Zëvendësimi i vendeve të punës me IA nuk është thjesht një ide teorike, sugjeron një studim i ri, por diçka që është duke ndodhur.
Henley Wing Chiu, studiuese me bazë në Queens, Nju-Jork, në uebsajtin që studion tendencat e punës dhe punësimit, Bloomberry, analizoi pesë milionë të dhëna, për të parë se cilat punë ka më shumë gjasa të zëvendësojë IA dhe cilat vende pune tashmë po zëvendësohen.
Chiu, i cili është gjithashtu bashkëthemelues i platformës së marketingut BuzzSumo, mori 12 kategoritë më të njohura të punëve të profesionistëve të lirë në Upwork, një qendër e pavarur, dhe gjurmoi se si ndryshuan postimet, krahasuar me kohën përpara përdorimit të ChatGPT.
Ai zbuloi se shumica e kategorive të punës treguan rritje në numrin e postimeve, me tre përjashtime të dukshme: shkrimi, përkthimi dhe shërbimi ndaj klientit.
Punët e shkrimit ranë me 33%, punët e përkthimit ranë me 19%, dhe punët e shërbimit ndaj klientit ranë me 16%, të gjitha nga 1 nëntori 2022 deri më 14 shkurt 2024.
“Pa dyshim, prisja që punët e shkrimit të uleshin, pasi ky është ndoshta rasti më i përhapur i përdorimit të ChatGPT, dhe kjo u reflektua në uljen prej 33% në punët e shkrimit”, shkroi Chiu.
Ai shtjelloi se rënia e vendeve të punës në shërbimin ndaj klientit nuk ishte befasuese, për shkak të rritjes së chatbot-eve të shërbimit ndaj klientit të IA.
Pothuajse të gjitha kategoritë e tjera, patën rritje të postimeve të vendeve të lira të punës, me punët e redaktimit/prodhimit të videove 39% më të larta. Dizajni grafik, dizajni i faqeve të internetit, kontabiliteti dhe shitjet gjithashtu u rritën.
Chiu deklaroi në raport se ai vendosi të analizonte punët për profesionistët e lirë, në vend të punëve me kohë të plotë, ose me kohë të pjesshme, sepse tregu i punës për ta, kishte më shumë gjasa të ndikohej më parë nga IA.
Ai dha disa shpjegime të të dhënave: Mjetet gjeneruese të IA, mund të jenë mjaft të mira tani, për të zëvendësuar punët e shkrimit, por jo ende në nivel për rezultate cilësore në punë si gjenerimi i imazheve ose videove. Sidoqoftë, kjo mund të ndryshojë, pasi OpenAI njoftoi kohët e fundit gjeneratorin Sora, nga tekst-në-video IA.
Një shpjegim tjetër, mund të jetë se përdoruesit nuk e kuptojnë ende, se si të përdorin plotësisht mjetet e IA.
Një sondazh i Upwork, i vitit 2023, tregoi se profesionistët e lirë përbëjnë 38% të fuqisë punëtore në SHBA dhe se ata kanë 2.2 herë më shumë gjasa, të përdorin rregullisht IA gjeneruese, sesa profesionistët e tjerë për detyra si kërkimi dhe kodimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit Në Shkollën Shqipe Ostermundigen në Bern kanë nisur provat intensive për festën e Flamurit Kombëtar, transmeton... -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë -
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









