Bota
Inteligjenca artificiale “largon” të rinjtë nga puna
Studimi zbuloi se punonjësit e moshës 22–25 vjeç që punojnë në profesione më të ekspozuara ndaj inteligjencës artificiale, si shërbimi ndaj klientit, kontabiliteti dhe zhvillimi i softuerëve, kanë përjetuar një rënie prej 13% në punësim që nga viti 2022
Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale gjenerative po ndikon ndjeshëm në perspektivat e punës për punonjësit amerikanë, sipas një studimi nga tre analistë të Universitetit Stanford.
Raporti tregon se ka “prova të hershme dhe në shkallë të gjerë që përputhen me hipotezën se revolucioni i teknologjisë po fillon të ketë një ndikim të rëndësishëm te punonjësit në nivelet fillestare të punës në SHBA.”
Veçanërisht, studimi zbuloi se punonjësit e moshës 22-25 vjeç që punojnë në profesione më të ekspozuara ndaj inteligjencës artificiale, si shërbimi ndaj klientit, kontabiliteti dhe zhvillimi i softuerëve, kanë përjetuar një rënie prej 13% në punësim që nga viti 2022, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në të kundërt, punësimi për njerëzit me më shumë përvojë në të njëjtat fusha, apo për ata në profesione më pak të ekspozuara ndaj inteligjencës artificiale, ka mbetur i qëndrueshëm ose është rritur. Për shembull, vendet e punës për ndihmësit e rinj shëndetësorë janë shtuar më shpejt sesa për ata më të vjetër.
Ndikimi i mundshëm i teknologjisë në tregun e punës ka qenë një shqetësim në të gjitha industrinë dhe grupmoshat, por studimi i Stanford-it sugjeron se efektet nuk do të jenë të njëtrajtshme. Studiuesit përjashtuan faktorë që mund të shtrembëronin të dhënat, si niveli i arsimimit, puna nga distanca, puna e jashtme dhe ndryshime më të gjera ekonomike që mund të ndikonin në vendimet e punësimit.
Sipas raportit, rezultatet mund të shpjegojnë pse rritja kombëtare e punësimit për punëtorët e rinj ka qenë e ngadaltë, ndërkohë që punësimi në përgjithësi ka mbetur i qëndrueshëm që nga periudha e pandemisë.
Punonjësit e rinj janë veçanërisht të cenueshëm, sepse inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë më lehtësisht “njohuritë e kodifikuara” ose mësimet teorike të marra përmes shkollës, por has më shumë vështirësi në zëvendësimin e njohurive që fitohen nëpërmjet përvojës shumëvjeçare.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












