Lajme
Inteligjenca Artificiale kërcënon të ardhurat e artistëve
Ylli britanik i pop-it, Elton John ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale do të kërcënojë edhe më shumë fitimet e artistëve të rinj.
Ai mbështeti kritikat e ish-bitëllsit, Paul McCartney për një rishikim të propozuar të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar për të drejtat e autorit.
Përdorimi i materialit me të drejtë autori për të ndihmuar në trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale është subjekt i një konsultimi të sapofilluar të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili shikon se si artistët mund të licencojnë dhe të shpërblehen për përdorimin e materialit të tyre, së bashku me përmirësimin e besimit midis sektorëve krijues dhe IA.
John, 77 vjeç, tha për ”The Sunday Times” se “janë në lëvizje mekanizma për të lejuar kompanitë e AI që të tejkalojnë në mënyrë të ashpër ligjet tradicionale të të drejtave të autorit që mbrojnë jetesën e artistëve”.
”Kjo do të lejojë kompanitë e mëdha globale të teknologjisë të kenë akses të lirë dhe të lehtë në punën e artistëve në mënyrë që të trajnojnë inteligjencën e tyre artificiale dhe të krijojnë muzikë konkurruese”, shtoi ai.
”Kjo do të zbehë dhe kërcënojë edhe më shumë fitimet e artistëve të rinj. Komuniteti i muzikantëve e refuzon atë”, tha John.
Fitues i çmimeve të shumta, duke përfshirë Emmy, Grammy, Oscar dhe Tonys, i cili ka mbështetur artistë të rinj, John tha gjithashtu se është “më e vështirë se kurrë më parë për muzikantët e rinj dhe në zhvillim të bëjnë financat e industrisë të grumbullohen për të mbajtur një karrierë të re, për shkak të situatave sfiduese financiare, duke përfshirë rritjen e kostove të turneve.
“Kjo është baza absolute e prosperitetit artistik dhe suksesi i ardhshëm i vendit në industritë krijuese varet nga kjo”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









