Lajme
Instituti zviceran: Dafina Zhubi nuk e ka vrarë veten
Një institut zviceran ka konstatuar se Dafina Zhubi nuk ka kryer vetëvrasje, por është vrarë. Ekspertiza vë në dyshim konstatimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës e cila vdekjen e Zhubit e cilësoi vetëvrasje
Një Institut zviceran ka kundërshtuar ekspertizën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës e cila kishte konstatuar se 35 vjeçarja Dafina Zhubi ka kryer vetëvrasje. Ky institut helvetik konkuludon se Zhubi, nuk e ka qëlluar vetën në kokë me revole, por e ka vrarë dikush nga një distancë e afërt.
Sipas ekspertizës që ka siguruar Insajder, po të vetëvritej e ndjera, do të kishte gjurmë baruti dhe gjaku në duar. Eksperti ka vënë në dyshim vendimin e prokurores se rastit, Fitore Sadikaj e cila vitin e kaluar konstatoi se Dafina Zhubi ka kryer vetëvrasje. Ajo ka liruar nga paraburgimi të dyshuarin, Astrit Dibra. Vendimin e ka marrë nën ndikimin e kryeprokurorit të Prishtinës, Imer Beka.
Instituti i quajtur “Forensicons” e drejtuar prej prof. dr. Ulrich Zolinger ka nxjerrë një raport prej gjashtë faqesh të bazuar në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me anë të së cilit përjashton çdo mundësi që 35-vjeçarja ta ketë qëlluar veten me armë në kokë. Eksperti mjekoligjor jep argumente të hollësishme se një gjë të tillë nuk e ka bërë ajo, por dikush tjetër ka shtënë me armë në kokën e saj nga një distancë shumë e afërt.
Mes fakteve të shumta se Dafina Zhubi është vrarë argumenton se në duart e të ndjerës nuk janë gjetur grimca baruti e as pika gjaku që shkaktohen në secilin rast vetëvrasjeje. Ekspertiza që është kryer me kërkesë të Selim Zhubit, babait të së ndjerës, tashmë është në duart e Prokurorisë së Shtetit.
Prokuroria pritet që të kërkojë kryerjen e një ekspertize tjetër të pavarur në Gjermani. Në rast se del rezultat i njëjtë me atë të Zvicrës, Astrit Dibra pritet të akuzohet për vrasjen e Dafina Zhubit.
Dibra u liruar nga paraburgimi muaj më parë pasi prokurorja e rastit, Fitore Sadikaj erdhi në përfundim se e ndjera ka kryer vetëvrasje e jo vrasje. Këtë konstatim ajo e nxori me direktiva të shefit të saj, Imer Beka. Kësisoj, Astrit Dibra u la i lirë. Ai tashmë është larguar nga Kosova.
Ekspertiza e ekspertit zviceran është krejtësisht në kundërshtim me konstatimet e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
“Si përmbledhje mund të thuhet që pamja e gjurmëve të gjakut, pozita përfundimtare e viktimës dhe pozita e armës nuk përputhen me një vetëvrasje me anë të një qitjeje që e depërton dhe kalon kokën që gjoja ndodhi në anën e djathtë të shtratit nga pozita në këmbë”, shkruan në raportin e nënshkruar nga eksperti, Ulrich Zolinger.
Ai thotë se bazuar në raportet hetimore, Zhubi është vrarë si pasojë e qitjes me armë nga afërsia absolute.
“Për momentin nuk e përjashtoj që ka pasur dy të shtëna, ku ajo në roletë u bë për të larguar vëmendjen nga goditja e parë. Prandaj e konsideroj si të nevojshme të ekzaminohet predha nga roleta për ADN dhe gjak nga Dafina”, shkruan në raport.
“Po që se gjurmë të tilla mungojnë, kjo tregon për një të shtënë të mëparshme. Kjo mund të ketë ndodhur në dysheme pranë shtratit. Me gjasë askush nuk ka shikuar atje. Ka mundësi që tepihu është mënjanuar, por dyshemeja nën të ende ekziston”, vazhdon raporti.
Ai i rekomandon avokatit të familjes që të kërkojë një ekzaminim të dyshemesë dhe tepihut për të nxjerrë një pamje më të qartë të asaj se çfarë ka ndodhur.
Mjeku ligjor zviceran thotë se pamja e gjurmëve në vendin e ngjarjes është vendimtare për të nxjerrë dallimin midis vetëvrasjes dhe veprës penale.
“Dhe kjo pamje gjurmësh nuk përputhet aspak me pohimet e Astrit Dibrës. Gjatë marrjes në pyetje policore ai (Astrit Dibra v. j.) tha se kur hapi derën e dhomës së fjetjes, Dafina gjendej para tij në këmbë mbi shtrat në një distancë prej 2 metrash kur ajo lëshoi të shtënën. Sinjalizimi i vetë, i mundshëm gjurmësh për vendin e qitjes të pohuar nga Dibra do të ishte gëzhoja e fishekut që gjendej pranë shtratit djathtas. Mirëpo, ajo mund të jetë sjellë më vonë”, konstaton më tej ai.
Ndryshe, Dafina kishte vdekur në banesën e Astrit Dibrës në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Ishte gjetur e shtrirë në shtratin e dhomës pa shenja jete. Një plumb kishte shpuar kokën e saj. Dibra kishte thënë se kishte qenë në dhomën tjetër kur kishte dëgjuar të shtënën.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










