Kosova
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë, 3% rritje gjatë vitit 2023
Raportohet se Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vienës (wiiw) parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3% këtë vit, përcjell albinfo.at.
Theksohet se ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për vitin 2024, ku ritmet e rritjes pritet të jenë 3.6 për qind dhe 3.8% në vitin 2025.
Ndërkohë ekspertët e Vjenës pohuan se me gjithë vështirësitë që krijoi lufta në Ukrainë, Europa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor treguan qëndrueshmëri.
Richard Grieveson, zëvendës drejtor i Wiiw dhe autori kryesor raportit të Parashikimit, tha: “Strategjia e Putinit për përdorimin e energjisë si armë ka dështuar”.
Për vitin 2023, “wiiw” parashikon rritje mesatare 1% për vendet anëtare të BE-së. Vendet e Europës Juglindore, anëtare në BE, në veçanti, po tregohen mjaft elastike. Në vendet e Vishegradit rritja mesatare do të jetë vetëm 0.6%, ndërsa ekonomia hungareze pritet të tkurret këtë vit me -1%.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të zgjerohen me vetëm 1.8%, ndërsa ajo e Turqisë do të rritet 3%. Edhe pse rritja do të jetë më e ulët se në vitin e kaluar, recesioni do të shmanget nga shumica e vendeve, me përjashtim të Hungarisë dhe Rusisë, ekonomia e të cilave do të bjerë këtë vit.
Grieveson thotë se faktori më i madh i pasigurisë mbetet lufta në Ukrainë. Inflacioni në rajon ka kaluar kulmin e tij, por do të mbetet i lartë. Bankat qendrore në rajon mund të lirojnë disi politikën monetare, çka do ta ndikonte pozitivisht rritjen.
Pas një rënie prej 30% të PBB-së vitin e kaluar, Ukraina e shkatërruar nga lufta duhet të rimëkëmbet disi këtë vit me (3%). Në mes të shkatërrimit të madh edhe ekonomik dhe humbjet njerëzor kjo rritje do të ishte vetëm një hap i vogël përpara.
Për më tepër, ky parashikim përfshin pasiguri të mëdha dhe varet, mbi të gjitha, nga ecuria e ardhshme e luftës. Fushata e bombardimeve të Rusisë kundër vendit ka shkatërruar tashmë pjesë të mëdha të infrastrukturës dhe po vazhdon të shkatërrojë.
Ekonomia e Rusisë në vitin 2023, PBB-ja pritet të bjerë me 3%. Përveç mobilizimit ushtarak, edhe mungesa e eksporteve të gazit në Evropë po ndikojnë negativisht ekonominë ruse.
Embargoja e naftës në BE-së dhe kufiri i çmimit për naftën ruse kanë bërë që Rusia tani të shesë naftën e saj me çmim të ulët. Në katër javët e para pas hyrjes në fuqi të masave, çmimi i naftës së papërpunuar ruse ra me në 47 dollarë për fuçi. Sanksionet u vendosën më 5 dhjetor, por Vasily Astrov, ekspert i Rusisë në Wiiw, beson se ato do të kenë pak ndikim në aftësinë e Putinit për të financuar luftën tani për tani.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












